Politike

Buxheti 2025 te "Ekonomia"/ Braçe: Fondet për rimbursimin e ilaçeve janë të pamjaftueshme, kjo skemë prodhon korrupsion

Deputeti ka kërkuar të rishikohet në tërësi edhe skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e invaliditetit, pasi sipas Braçes, po përfitojnë njerëz që nuk e meritojnë, ndërsa ata që kanë vërtetë nevojë presin me vite dhe nuk e marrin.

5 Nëntor 2024, 14:15 Nga r.ll
Buxheti 2025 te "Ekonomia"/ Braçe: Fondet për rimbursimin
erion brace


TIRANË-
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë po diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, nga ku 12.6 miliardë lekë janë planifikuar për skemën e rimbursimit të barnave. Deputeti socialist, Erion Braçe tha se fondet e ndara për skemën e ilaçeve janë të pamjaftueshme, pasi sipas tij kjo skemë prodhon korrupsion dhe jo kurim.

"Edhe tek skema e ilaçeve prodhon korrupsion dhe jo kurim për pensionistët. Sa skema kemi denoncuar për shkak të korrupsionit. A e dini që sot të moshuarit që kanë nevojë nuk e marrin barin e rimbursuar por atë që kanë në recetë se kështu ju thotë doktori. Ata e blejnë me lekë. Këtu ka para por janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit dhe mungesës së eficencës së vetë skemës.”, tha Braçe.

Deputeti ka kërkuar të rishikohet në tërësi edhe skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e invaliditetit, pasi sipas Braçes, po përfitojnë njerëz që nuk e meritojnë, ndërsa ata që kanë vërtetë nevojë presin me vite dhe nuk e marrin.

“Patjetër që është buxheti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë. Kemi para plot, boll, problemi është efektiviteti i politikave në mbrojtjen sociale. Ndihmën ekonomike e kemi të tillë nuk e di prej sa kohësh, duhet të reformohet, që ta marrin vetëm nevojtarët dhe jo dembelet. Në kushtet kur ka nevojë për punë pse të mbahen me gjilpëra dembelët. E njëjta edhe për aftësinë e kufizuar. Kam unë një fshat i gjithi invalid, fshati më prodhues në Myzeqe, punojnë nga mëngjesi deri në darkë, dhe nga ana tjetër i keni tek listat e aftësisë së kufizuar dhe ke njerëz që nuk e merr dot, ose marrin më pak pagesë, dhe ke të tjetër që presin me vite për të marrë leje invaliditeti se komisionet nuk funksionojnë”, tha Braçe.

erion brace komisioni i ekonomise buxheti 2025

Sondazh

Poll