5 Nëntor 2024, 13:47
Nga N.F
Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka marrë pjesë ditën e sotme i pranishëm në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ka ndarë planin për buxhetin e parashikuar për këtë sektor, i cili sipas tij do jetë rreth 31 miliard lekë më shumë se këtë vit.
Ministri Hoxha u shpreh se një rritje kaq e madhe e buxhetit të Ministrisë së Brendshme, do të mund të bëjë realizimin e disa objektivave që lidhen me garantimin e rendit dhe sigurisë publike, dhe financimin e disa projekteve në fushën e teknologjisë për Policinë e Shtetit. Hoxha tha se efekti financiar i kompensimit ushqimor të punonjësve blu do të jetë rreth 1 miliard lekë. Ai shtoi se do të ketë ndryshim të uniformave të punonjësve të policisë, me qëllim për t’u bërë më të ngjashme me ato evropiane. Sipas Hoxhës buxheti do të mund të angazhojë strukturat blu për garantimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare 2025.
Hoxha deklaroi se përmes këtij buxheti, do të financohet programi “Smart City”, ose ndryshe , “Sistemin e kamerave dhe digjitalizimin në administrimin e Policisë së Shtetit”. Sipas tij, ky projekt do të mund të realizojë rritjen e sigurisë dhe performancës së punonjësve të policisë për zbardhjen e rasteve kriminale.
Fjala e ministrit Hoxha:
Në vlera nominale, buxheti i ministrisë së brendshme është rreth 31 miliard lekë, ose rreth 50 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Siç e shikoni, është një shtesë shumë e madhe që ne marrim këtë vit për të përmbushur misionin tonë të Ministrisë së Brendshme.
Buxheti garanton mbështetjen financiare për ushtrimin e përgjegjësive, të strukturave, në funksion të realizimit të objektivave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parashikon financimin e disa projekteve të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe informacionit për strukturën e Policisë së Shtetit.
Sa i përket shpenzimeve, përveç pagave, mbulohen shpenzimet e personelit e në mënyrë të veçantë pagesa mbi kohën e punës, orët e natës, orët shtesë, e të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit.Efekti financiar i kompensimit ushqimor të punonjësve të Policisë së Shtetit për rreth 1 miliard lekë
Efekti financiar për fillimin e projektit të ri për uniformën e Policisë së Shtetit, pasi për këtë uniformë aktuale kontrata e uniformës dhe e kompanisë, e cila ka marrë përsipër hartimin dhe prodhimin e uniformave përfundon në 31 dhjetor të vitit 2024. Uniforma e re ka si qëllim përmirësimin dhe rimodelimin e cilësisë, si dhe duke pasur një dizajn të përcaktuar në procedurat standarte, duke u homuloguar me të gjithë uniformat e policive evropiane
Gjithashtu, buxheti i vitit 2025, garanton shpenzimet e domosdoshme mirëmbajtje pajisjesh e sistemesh të teknologjisë dhe informacionit, blerje materiale e shërbime të tjera, por në mënyrë të veçantë, garantohet angazhimi i strukturave policore në garantimin e procesit për zgjedhje parlamentare për vitin e ardhshëm. Shpenzime për investime, janë parashikuar më shumë se 2.8 miliard lekë, me një rritje prej 51% në raport me planin e buxhetit për vitin 2024.
Projektbuxheti që prezantojmë sot, siguron financimin e një projekti tepër të rëndësishëm, një nga projektet më të mëdhaja të sigurisë kombëtare, “Sistemin e kamerave dhe digjitalizimin në administrimin e Policisë së Shtetit”, i cili tashmë është “Smart City”, i cili do të ridimensonojë dhe një herë të gjithë teknologjinë e sigurisë kombëtare. Ndër të tjera, ai synon monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve, të cilat qarkullojnë në akse rrugore të cilësuara me interes prioritar, si në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti të ri është që të rritet niveli i sigurisë dhe përformanca e punonjësve të policisë, duke instaluar sisteme elektronike për të monitoruar e kontrolluar sa më mirë territorin e duke siguruar informacion për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
ministri ervin hoxha policia
Politike
5 Nëntor 2024, 13:14
r.ll
mbledhja e grupit
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratën për mediat komentoi edhe thirrjen ...
Politike
5 Nëntor 2024, 13:09
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi u pyet nëse opoz...
Politike
5 Nëntor 2024, 12:45
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes s...
Politike
5 Nëntor 2024, 12:25
I.A
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen për emigrantët dhe ngërçin që kjo marrëveshje ka ...
Politike
5 Nëntor 2024, 11:31
r.ll
selia e pd
TIRANË- Partia Demokratike po zhvillon sot mbledhjen e radhës të grupit parlamentar.
Sipas raportimeve në mbledhje do t&eum...
Politike
5 Nëntor 2024, 11:17
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit të Medias, Ina Zhupa tha në një konferenc&e...
Politike
5 Nëntor 2024, 11:13
I.A
Benet Beci
SHKODËR- Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka mohuar sot lajmet për dorëheqjen nga Bashkia, pasi Pro...
Politike
4 Nëntor 2024, 22:44
M.B
Benet Beci
SHKODRA- Pas lajmit se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar n&eu...
Politike
4 Nëntor 2024, 22:30
M.B
Benet Beci
TIRANA- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, raportohet se ka dhënë dorëheqjen. Mediat raportojnë se Beci ka dh&e...
Politike
4 Nëntor 2024, 22:25
M.B
Benet Beci
TIRANA- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Ky i fundit dyshohet...