Politike

"Basha kërkonte të bënte koalicion qeveritar me Ramën!" Berisha: Jam i bindur se PS nuk do të fitojë në zgjedhje

Ai shtoi se Lulzim Basha kërkonte të bënte koalicion me Ramën.

31 Tetor 2024, 22:23 Nga M.B
"Basha kërkonte të bënte koalicion qeveritar me
Foto nga emisioni

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ka deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti. I ftuar në emisionin "Top Story", Berisha tha se është i bindur se Rama nuk do i fitojë zgjedhjet. Ai shtoi se Lulzim Basha kërkonte të bënte koalicion me Ramën.

Pjesë nga debati:

Berisha: A po bëni monolog apo po më pyesni?

Analisti: Njëri ka humbur njëri ka fituar…

Berisha: Më datë 26 prill kam një editorial me titull “Vota vdiq pa hyrë në kuti”. I bindur të jesh ti që nuk ka penë për të vënë tituj që nuk e besoj. Unë kam deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti, dhe jam i bindur që Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Lulzim Brava kërkonte të bënte koalicion me Ramën. Dale t’i marrim gjërat siç janë. Kjo është e vërteta.

sali berisha

Sondazh

Poll