Politike

Ministra të korruptuar në qeverinë e tij? Berisha: Nuk kishte asnjë që merrej me tendera! U dënuan 630 punonjës zyrtarë

Ai foli edhe për akuzat ndaj tij, ku tha se në gjithë këto vite oune, SPAK gjeti 100 mijë euro kursime dhe një apartament 40 metër katror.

31 Tetor 2024, 22:18 Nga M.B
Ministra të korruptuar në qeverinë e tij? Berisha: Nuk kishte
Foto nga emisioni

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot nëse në qeverinë e tij nuk ka pasur asnjë ministër të korruptuar. I ftuar në emisionin "Top Story" Berisha u përgjigjur se u dënuan 630 zyrtarë, ndërsa shtoi se ministrat nuk kanë pasur ndikim në tendera gjatë qeverisjes së tij. Ai foli edhe për akuzat ndaj tij, ku tha se në gjithë këto vite oune, SPAK gjeti 100 mijë euro kursime dhe një apartament 40 metër katror.

Pjesë nga debati:

Analisti: Liberalizove vizat pas këtij raporti

Berisha: Prit një minutë! SKAP-i i partisë që merr doga 30 % më shumë se kardinalët në Vatikan, këta që tregtojnë. Për dy vite kulmore 2022-2023 janë dënuar 19 persona përfshi këtu krime të rënda, krime serioze për korrupsion. Pse kaq pak? Sepse në Task Forcë, Dumani nuk i mbyllte dot dosjet. Ajo Task Forcë me ato dosjet dënuan 630 zyrtarë të qeverisë së Sali Berishës. Cilido që ti hedhë shqiptarëve trutë gomarit, Berisha do bëjë gjithçka që do të thotë të vërtetën, sa i përket sondazheve, pyet ndonjë psikolog.

Analisti: Ai thotë që SPAK është organizatë kriminale.

Berisha: Të quaj disfatën sukses këtë nuk e bëj kurrë unë. Nëse Task Forca rriti të dënojë… do merrni raportet e Departamentit të Shtetit. Ka pasur një ligj atë kohë dhe ndalonte ministrat që të kishin asnjë ndikim në tendera.

Analisti: S’ka pasur ministra të korruptuar?

Berisha: Nuk kishte asnjë ministër që merrej me tendera. Fakti është ky, janë dënuar 630 punonjës zyrtarë..

Analisti: Po thoni që korrupsioni bëhej nga nivele të ulëta dhe jo të larta.

Berisha: Ja ku është niveli i lartë. Niveli i lartë është Sali Berisha, është ky skap që për këto vite gjeti 100 mijë euro kursime, një apartament 40 metër katror dhe gjeti pagesat e bëra nga vajza ime për shëndetin tim dhe të nënës së saj. Pagesa si hua të deklaruara. Pra ja ku e ke të lartin.

sali berisha

Sondazh

Poll