Politike

Reforma në drejtësi, Rama: Amerikanët sollën Noc Rrokun, e bëri PS me mua në krye!

Rama tha se për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë dhe kryetar bashkish.

31 Tetor 2024, 21:52 Nga r.ll
Reforma në drejtësi, Rama: Amerikanët sollën Noc Rrokun, e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se Reformën në Drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste. 

"Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye.", u shpreh Rama, ndërsa shtoi se për herë të parë në historinë e Shqipërisë ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë dhe kryetar bashkish.

"Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues. Mbështetja për amerikane ka qenë absolute, por askush nuk e ka pasur vullnetin tim për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë e kryetar bashkish. Kjo ka qenë ajo që unë kam ëndërruar, që të godasë majtas e djathtas.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll