Politike

A duhet të hiqet ligji luftës i Greqisë? Beleri: Ka debate nëse ekziston apo jo

I pyetur nëse duhet të hiqet ky ligj, Beleri tha se lidhur me këtë çështje ka debate nëse ekziston apo jo ai ligj, pasi në 87 është vendosur që ligji të hiqet.

31 Tetor 2024, 22:16 Nga E. D
A duhet të hiqet ligji luftës i Greqisë? Beleri: Ka debate
Fredi Beleri

TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, një ligj i cili ka qenë në fuqi që në 1940. I pyetur nëse duhet të hiqet ky ligj, Beleri tha se lidhur me këtë çështje ka debate nëse ekziston apo jo ai ligj, pasi në 87 është vendosur që ligji të hiqet. Beleri i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhilin”, në Euronews Albania, tha se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.

“Ligji i luftës për mua de facto nuk ekziston. Me vendimin e Këshillit të Ministrave në 87 nuk ekziston. Është një debat i madh ligjor ekziston apo nuk ekziston, nuk e di çfarë pasoje juridike, por për mua është një gjë që do zgjidhet shumë shpejt. Nuk ka të bëjë fare me mashtrimet që thonë disa hiperpatriotë të çamëve që nëse do hiqet ligji i luftës do marrim pasuri. Nuk ka fare të bëjë me këtë”, tha Beleri.

fredi beleri

Sondazh

Poll