Politike

“SPAK ka dhënë rezultate”, Berisha për deklaratën e Gonzatos lidhur me Raportin e Progresit: Nuk është e vërtetë! Në përgjime del prokurori që bën pazar me vrasësin

Ai citoi disa prej përgjimeve të dosjeve ku një prej prokurorëve të SPAK komunikon me një eksponent të krimit.

31 Tetor 2024, 21:48 Nga M.B
“SPAK ka dhënë rezultate”, Berisha për
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë. I ftuar live në një intervistë për emisionin 'Top Story' në Top Channel, Berisha tha se deklarata e ambasadori të BE, Silvio Gonzato “Puna e shkëlqyer e SPAK ka dhënë rezultate”, nuk është e vërtetë. Ai citoi disa prej përgjimeve të dosjeve ku një prej prokurorëve të SPAK komunikon me një eksponent të krimit.

"Në vitin e mbledhjes së kanabisin Donald Lu lëvdonte policinë për punën në vetëmohim që bënë kundër drogës, kur unë e denoncoja drogën dhe gjeneral ‘Lisi’ para Mc Gonigalit do të korruptohej, por Berisha mbronte interesin e vendit të tij.

Sali Berisha mbi bazë dokumentesh zyrtare të pamohueshme që disponon e ka shpallur Spak organizatë kriminale dhe pse e ka bërë këtë, mund t’i kisha marrë këtu me vete sonte dhe t’u lexoja disa nga regjistrimet ku prokurori i kërkon vrasësit ose trafikantit kaq e aq për t’ja ndryshuar krimin, për t’ja manipuluar dosjen, i SPAK-ut.

Jo komisioni meqenëse je aty, por në botë njeri që të më lëkundë mua në bindjet, se ai që tregton dhe bën pazar me vrasësin nuk është i lig sa vrasësi nuk ka, ai që i di këto dhe thotë, po po nuk jam i tillë. Kur kolegu i tij apo bosi i tij i thotë se ky prokuror ia tha na thuaj pak ti zotëri Duman, nga 19 pyetje që iu bënë Ymer Lalës i denoncuar nga Luftar Reci për vrasje nuk guxove t’i bësh pyetje për vrasje. Janë pak nga dosjet. Kam respekt për ambasadorin e BE-së, por më shumë kam për të vërtetën", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll