Politike

A e mbështet BE kërkesën e opozitës për Qeveri teknike? Bardhi: Diplomati është në Shqipëri për qëndrimin zyrtar të BE-së dhe jo për të mbështetur opozitën

Bardhi i ftuar në emisionin “Open” në News24, u pyet nëse Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, mbështet kërkesën e opozitës për Qeveri teknike, ai theksoi se diplomati i BE-së është në Shqipëri për qëndrimin zyrtar të BE-së dhe jo për të mbështetur opozitën apo qeverinë.

31 Tetor 2024, 21:49 Nga E. D
A e mbështet BE kërkesën e opozitës për Qeveri teknike?
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se opozita kërkon një qeveri teknike për zgjedhjet për t’i dhënë jetë propozimeve të bëra edhe në progres-raportin e BE-së, lidhur me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 

Bardhi i ftuar në emisionin “Open” në News24, u pyet nëse Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, mbështet kërkesën e opozitës për Qeveri teknike, ai theksoi se diplomati i BE-së është në Shqipëri për qëndrimin zyrtar të BE-së dhe jo për të mbështetur opozitën apo qeverinë.

“Gonzato nuk ka folur për zgjedhjet, por lexoni raportin e progres-raportin e BE-së dhe përderisa ambasadori përfaqëson qëndrimin zyrtar të BE-së, më bën të mendoj se ai mbështet këtë si opsion”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll