Politike

Zgjedhje me dy liderët e opozitës të burgosur, Rama: Janë të dy në hall me drejtësinë

31 Tetor 2024, 21:39 Nga r.ll
Zgjedhje me dy liderët e opozitës të burgosur, Rama: Janë
edi rama

TIRANË- I pyetur se si do të shkojë zgjedhjet e ardhshme me dy liderët e opozitës të burgosur, kryeministri Edi Rama tha se të dy janë hall me drejtësinë për shkak të veprimeve të tyre.

"Ky është muhabet kafenesh. As njërit as tjetrit si kam venë unë thesin në kokë. Ato janë të dy në hall me drejtësinë. Pse unë e pranove Bashën të dilte nga cadra? Sepse doja të votonte vetingun. Unë jam i bindur se historia do i vere gjerat ne vend. Reformën në drejtësi e ka vizionuar dhe çuar përpara vetëm Partia Socialiste. Ambasada amerikane, SHBA dhe BE ishin shtysë dhe mbështetje.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll