Politike

“Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë!" Shpallja "non grata", Berisha: Më kthyen në skenën politike!

Ai u ndal te masa ndaj tij “arrest në shtëpi”, ku tha se pasi dështuan me kontrollin e opozitës, zgjodhën arrestin e tij pa anjë provë dhe fakt.

31 Tetor 2024, 21:38 Nga M.B
“Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sot shpalljen e tij si 'non-grata' nga Shtetet e Bashkura të Amerikës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story” në Top Channel Berisha tha se shpallja 'non grata' e bëri qëtë rikthehej në skenën politike. Ai u ndal te masa ndaj tij “arrest në shtëpi”, ku tha se pasi dështuan me kontrollin e opozitës, zgjodhën arrestin e tij pa anjë provë dhe fakt.

“Nuk ka rëndësi për mua paragjykimi, ka rëndësi që unë të mos tërhiqem kurrë nga një kauzë e drejtë. Nëse dy vjet më parë apo edhe 3 vite, në këtë tezë Berishën e besonin një grup i vogël njerëz, sot ky grup është më i madh. Unë pata rastin në jetë të kem  periudha më interesante në jetën e një njeriu, por kur unë u sanksionova për korrupsion, u thashë shqiptarëve dhe botës se ky është një vendim korruptiv.

Gazetari i Bild, i cili deklaroi se ekzistojnë dokumente që provojnë  se McGonigal është i implikuar në dosjen Berisha. Ky ishte një grusht shteti kundër sovranitetit të një vendi anëtar të NATO. Të gjithë ne që kemi jetuar në diktaturë e dimë se sovraniteti i brendshëm i një vendi diktaturë nuk e ka populli, por e ka në duar diktatori.

Në Shqipëri u godit një njeri që nuk kishte funksione drejtuese në PD por ishte një avokat i qëndrueshëm i interesave të shqiptarëve. Më kthyen në skenën politike. Fakti që menduan ti jepnin vendit im një opozitë kukull, kjo bënte që Sali Berisha të mos pajtohej me këtë dhe i tha vetes 100 herë një thënie të vjetër “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”. Pasi dështuan me kontrollin e opozitës zgjodhën arrestin tim pas asnjë provë", u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll