Aktualitet

Agron Tufa iku në azil pas kërcënimeve, Çelo Hoxha kryetari i ri i ISKK

23 Dhjetor 2019, 14:14 Nga DOSJA
Agron Tufa iku në azil pas kërcënimeve, Çelo Hoxha

TIRANË- Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Në një mbledhje që ka mbajtur bordi i ISKK, ka vendosur që kryetari i ri të jetë, Çelo Hoxha, i cili ka qenë më herët anëtarë i këtij instituti.

Zgjedhja e Hoxhës në krye të ISKK bëhet pas dorëheqjes së Agron Tufës dhe largimit të tij në azil, pas kërcënimeve të shumta që ka marrë nga zyrtarë të PS, por dhe në rrjetet sociale nga njerëz të panjohur.

Në garë për marrjen e kryesimit të Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ishte dhe Erald Kapri, por ky i fundit mori 3 vota të anëtarëve të bordit, ndërsa Çelo Hoxha arriti të bindte 4 anëtarë.

Ikja e Agron Tufës

Pak muaj më parë, shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje nga një mesazh në Facebook.  Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa agron tufa kerkon azil ne zvicer çelo hoxha institutit për krimet e komunizmit agron tufa agron tufa kerkon azil ne zvicer çelo hoxha institutit për krimet e komunizmit

Sondazh

Poll