Aktualitet

Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj Emiljano Shullazit, kërkesa e avokatëve

23 Dhjetor 2019, 13:03 Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj Emiljano Shullazit,

Tiranë-Gjykata e Posaçme kundër kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sot seancën ndaj Emijano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, për shkak të kalimit të dosjes nga Gjykate e Apelit për Krime të Rënda, në këtë institucion të ri.  Avokatët kërkojnë që t’u vihen në dispozicion një akt i kalimit për kompetencë. Gjithashtu ata çmuan se dy anëtarët e trupës gjykuese Artur Kalaja dhe Etleva Temo nuk janë gjyqtarë të posaçëm dhe për këtë arsye duhet që të shprehet Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Për këtë kërkesë, prokurorët e prokurorisë së posaçme , Altin Dumani dhe Eneid Nakuçi kërkuan që duhet të shprehet KLGJ në lidhje me trupën gjykuese.

Grupi i Emiliano Shullazit dhe të pandehurit e tjerë janë dënuar në shkallë të parë me 55 vite burg për një sërë veprash penale në kuadër të grupit të sktrukturuar kriminal. Grupi ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit, por problemet e tyre me trupën gjykuese kanë shtyrë për dhjetëra herë këtë gjyq. Edhe në shkallën e parë, gjyqi i grupit Shullazi u kthye në një telenovelë, pasi u shty për dhjetëra herë, me pretekste dhe justifikime nga më të ndryshmet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e shullazit emijano shullazi banda e shullazit emijano shullazi

Sondazh

Poll