Aktualitet

Me armë në mes të Bllokut, Gjykata lë të lirë ish-presidentin e Turbinës, çfarë vendosi ajo e Vlorës për akuzat e mas

23 Dhjetor 2019, 11:03 Nga DOSJA
Me armë në mes të Bllokut, Gjykata lë të lirë

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie” për ish-presidentin e klubit Turbina të Cërrikut, Gentian Gjokën, pasi ky i fundit qarkullonte me armë pa leje në zonën e ish-Bllokut.

Ndërsa për akuzat për mashtrim, Gjykata e Vlorës, ka vendosur të njëjtën masë sigurie për Gjokën.

Gentian Gjoka, ish-presidenti i klubit të Cërrikut, u arrestua në banesën e tij në zonën “Komuna e Parisit” në Tiranë, pasi u ‘spiunua’ nga qytetarët se qarkullonte me armë zjarri. Pas një kontrolli, 45-vjeçarit iu gjet arma dhe një krëhër me fishekë.

Pas verifikimeve, rezultoi se Gjoka kërkohej edhe në Vlorë, pasi ishte i akuzuar për mashtrim. Gjoka ka dhënë dorëheqjen e tij nga klubi në prill të këtij viti, të cilin e drejtonte prej 13 vitesh me pretendimin se ka pakënaqësi ndaj Bashkisë së Cërrikut.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian gjoka lirohet gentian gjoka gentian gjoka lirohet gentian gjoka

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 09:31

Fier- Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit. Ata shprehen se edhe pse puna në këtë rafineri është pezulluar që ...

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 08:48

Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

FIER– Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.(function(d,s,id){v...