Aktualitet

Tërmeti nuk kursen as Pallatin e Kongreseve, zhvillohen dy festivale brenda gondinës së dëmtuar (Fotot)

23 Dhjetor 2019, 13:39 Nga DOSJA
Tërmeti nuk kursen as Pallatin e Kongreseve, zhvillohen dy festivale brenda

TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit duket se nuk ka kursyer as Pallatin e Kongreseve, ndërtesë në të cilën është mbajtur për tre netë me rradhe Festivali i Këngës në RTSH.

Dosja.al ka siguruar disa foto brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve në Tiranë ku shihen qartë dëmtimet si shkak i tërmetit të 26 nëntorit.

Në foto vihet re që në disa prej mureve të Pallatit të Kongreseve, përveç plasaritjeve ka edhe dëmtime të mëdha  ku shihet qartë sesi muri është çarë dhe suvaja ka rënë në tokë.

Ndërkohë nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë në lidhje me këto dëmtime që prej datës 26 nëntor pasi menjëherë pas tërmetit u  mbajt edhe Festivali i “Këngës Magjike”.

Këto foto të dëmtimeve të Pallatit të Kongreseve shihen vetëm 5 ditë pas lajmit për dëmtimet në Muzeun Historik Kombëtar, ku për pasojë Ministria e ka mbyllur Institucionin.

 

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festivali i 58-të i rtsh termeti demton pallatin e kongreseve tragjedia e 26 nëntorit festivali i 58-të i rtsh termeti demton pallatin e kongreseve tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll