Aktualitet

Padia e parë në SPAK/ Nisma ‘Thurje’: Të hetohet Ilir Beqja për dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit mjek

23 Dhjetor 2019, 11:14 Nga DOSJA
Padia e parë në SPAK/ Nisma ‘Thurje’: Të hetohet Ilir

TIRANE- Nisma “Thurje” ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një kallëzim penal për zyrtarët e përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të procesit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

“Kallëzim penal për zytarët publik të përfshirë në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët mund të kenë konsumuar veprat e parashikuara në Kodin Penal për shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private”, thuhet në shkresën e dorëzuar në Prokurori.

Në kallëzim e depozituar në Prokurori rendien 4 çështjet për të cilën kërkohen hetime për këtë koncesion. Për këtë koncesion paditësit ngrejnë dyshimet: “Së pari kemi dyshime për nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga një palë e tretë në kushtet kur ai kryhej prej dekadash nga vetë spitalet publike. Së dyti ka dyshime për procedurat e dhënies së këtij shërbimi me konçesion. Së treti, kemi dyshime për përmbajtjen e kontratës konçesionare, nëse është hartuar në një formë të tillë që i shkakton dëme financiare buxhetit të shtetit. Së katërti, jemi të shqetësuar për çmimin e shërbimit të dakordësuar në kontratë. Vlen për tu hetuar nëse kompania ka investuar vërtet 12 milion Euro”.

Përfaqësusit e Nisma “Thurje” hedhin akuza edhe mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas tyre, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

“Ne sot kemi ardhur për t’i kërkuar Prokurorisë së Posaçme. Ne ngremë pyetjen pse një çmim kaq i lartë. Prokuroria të fillojë hetimin që nga Beqja. Prokuroria duhet të shikojë kallëzimin tonë dhe duam përgjigje..Dhe pse është dhënë me një koncesion 10-vjeçar që kalon edhe mandatin e qeverisë. KLSH thotë se në këtë kontratë ka penalitete vetëm për shtetin shqiptar. KLSH ka vlerësuar se në spitalin e Durrësit rreth 7 milion lekë kanë shkuar ekstra për këtë koncesion. KLSH ka bërë vlerësime të pjesshme.  Te Prokuroria e Posaçme ne kemi më shumë besim, sesa tek Prokuroria e Tiranës.  Kemi 30 vite që presim, që këtu arrestohet qytetari se ka rregulluar çatinë e shtëpisë. Ata janë janë prej 30 vitesh në pushtet vetëm pasurohen, kanë vila. SPAK nuk duhet të na zgënjejë”, u shprehën një nga përfaqësuesit e Nisma “Thurje” jashtë dyerve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Ky koncesion është lidhur për një afat 10-vjeçar,  me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisma thurje padi për koncesionin e sterilizimit nisma thurrje padia e parë në spak nisma thurje padi për koncesionin e sterilizimit nisma thurrje padia e parë në spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 09:31

Fier- Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit. Ata shprehen se edhe pse puna në këtë rafineri është pezulluar që ...

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 08:48

Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

FIER– Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.(function(d,s,id){v...