Aktualitet

Dy vakancat në SPAK, Arben Kraja shqyrton dosjet e 15 prokurorëve

23 Dhjetor 2019, 11:17 Nga DOSJA
Dy vakancat në SPAK, Arben Kraja shqyrton dosjet e 15 prokurorëve

TIRANË- Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, i zgjedhur katër ditë më parë ka nisur shqyrtimin e 15 prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK. Mandati i tyre pritet të zgjasë deri në shpalljen e rezultatit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për prokurorët që janë përzgjedhur në SPAK.

Mes të përzgjedhurve që presin vendimin e KPA-së janë edhe prokurorët Anton Martini dhe Doloreza Musabelliu. Mësohet se vendimi për plotësimin e dy vendeve bosh në SPAK do të merret brenda javës.

SPAK më në fund ka marrë dritën jeshile. Tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion u betuan para Presidentit Meta dhe tashmë kanë nisur punën.Prokurori Arben Kraja është zgjedhur nga KLP si kryetar dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Pas zgjedhjes ai premtoi se do të ishte i ashpër me këdo që do shkelin ligjin, pavarësisht postit që do kishte. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. SHBA dhe BE kanë shkruar se kanë besim tek drejtësia që po lind dhe presin rezultate. Reagime edhe nga politika shqiptare, e cila këtë herë ka qenë në një mendje.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja arben kraja kreu i spak shqyrtimi i dosjes se prokuroreve arben kraja arben kraja kreu i spak shqyrtimi i dosjes se prokuroreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 09:31

Fier- Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit. Ata shprehen se edhe pse puna në këtë rafineri është pezulluar që ...

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 08:48

Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

FIER– Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.(function(d,s,id){v...