Aktualitet

Trîtol ndaj makinës së Kulicit, Prokuroria e Vlorës: Akt krîminal dhe i papranueshëm. E sûlmojnë për shkak të detyrës

23 Dhjetor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Trîtol ndaj makinës së Kulicit, Prokuroria e Vlorës: Akt

VLORË– Prokuroria e Vlorës e ka dënuar tritolin e vendosur ndaj prokurorit Albert Kullici, duke e cilësuar si një akt kriminal.

Dy ditë pas ngjarjes që bëri bujë në media, Prokuroria e Vlorës ka reaguar nëmënyrë zyrtare, teksa shkruan se Kulici po sdulmohet për shkak të detyrës së tij.

Ndër të tjera Prokuroria shkruan se dënon rëndë akte të tilla kriminale, të cilat në thelb dëmtojnë rendin dhe sigurinë juridike.

Reagimi zyrtar i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas ngjarjes së rëndë dhe kriminale, të ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 21.12.2019, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozive, vendosur në mjetin me targa AA583OO, në pronësi të prokurorit, z. Albert Kuliçi, me detyrë zv/ Drejtues i kësaj prokurorie, si dhe pas analizimit të detajeve të ngjarjes, e konsideron këtë ngjarje si një sulm të drejtuar ndaj këtij prokurori për shkak të funksionit dhe detyrës së tij.

Ky është një akt kriminal, i papranueshëm me sistemin tonë të drejtësisë, parimet e Shtetit të së Drejtës, vlerat dhe parimet shoqërore, që synon të cënojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, dënon rëndë akte të tilla kriminale, të cilat në thelb dëmtojnë rendin dhe sigurinë juridike. Duke mbështetur kolegun tonë në vijim, trupa e Prokurorëve të kësaj prokurorie, në respektim të ligjit dhe parimeve Kushtetuese, do të jetë gjithmonë e pa ndikuar në luftën pa kompromis kundër krimit.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Prokurori Albert Kulici ra pre e një atentati me tritol në orët e para të mëngjesit të 21 dhjetorit. Persona ende të paidentifikuar kkishin vendosur një sasi tritoli në automjetin e Kulicit, i cili shoërtheu në një kohë që nuk kishte njerëz në makinë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e vendosjes së tritolit, i cili ka vepruar në 30 sekonda.

Kjo ngjarja ngjalli shumë reagime në vend për shkak të dosjeve të bujshme që ka hetuar prokurori.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert kulici prokuroria vlore shperthen makina e prokurorit albert kulici prokuroria vlore shperthen makina e prokurorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 09:31

Fier- Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit. Ata shprehen se edhe pse puna në këtë rafineri është pezulluar që ...

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 08:48

Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

FIER– Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.(function(d,s,id){v...