Aktualitet

Dhûna ndaj Laert Vasilit/ Aktori ngre padi ndaj Robert Budinës, regjisori: S’e preka, u përpoqa që ta largoja, ai grisi pa

23 Dhjetor 2019, 11:03 Nga DOSJA
Dhûna ndaj Laert Vasilit/ Aktori ngre padi ndaj Robert Budinës,

TIRANË– Laert Vasili ka paditur regjisorin Robert Budina, lidhur me incidentin e mbrëmshëm tek Teatri Kombëtar. Në një deklaratë për mediet, Budina ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj aktorit. Sipas regjisorit, me këtë pretendim, Laert  Vasili ka kërkuar të marrë vëmendje.

“Ne ishim në festë, Vasili grisi pankartën. Dhuna e pretenduar nuk është fare e vërtetë. Lufta jonë nuk është personale me këtë aktor, kjo është luftë konceptesh. Ai donte me çdo kusht të merrte vëmendje, por ne nuk ia japim këtë luks. Rasti i tij është shumë i vogël para kauzës sonë.Nuk asnjë prekje me dorë ndal Laert Vasilit, thjesht prekje me dorë, u përpoqa që të largohej. Ata nuk donin ta linin sepse donin që të vinte policia aty. Sa më shumë na provokojnë, ne  aq më shumë motivohemi. Janë kamerat e sigurisë së Ministrisë, që mund të nxirren dhe të kuptohet se kush ka ushtruar dhunë aty. Ishte ai që më thërriti” u shpreh Budina.

Ditën e djeshme, aktori Laert Vasili ka publikuar fotot e tij, ku shihet i shtruar në spital dhe akuzon kolegët për dhunë. Në një video të publikuar nga vetë aktori, shihet se si Vasili zihet me aktorët e tjerë, dhe Robert Budinën e quan bukëshkalë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet laert vasili laert vasili padit regjisorin robert budina sherr mes artisëve laert vasili laert vasili padit regjisorin robert budina sherr mes artisëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 09:31

Fier- Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit. Ata shprehen se edhe pse puna në këtë rafineri është pezulluar që ...

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 08:48

Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

FIER– Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.(function(d,s,id){v...