30 Tetor 2024, 21:22
Nga r.ll
silvio gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka treguar mbrëmjen e sotme bisedat me opozitën dhe maxhorancën lidhur me tensionet aktuale në jetën politike në vend.
I pyetur a ndikon situata aktuale në Kuvendin e Shqipërisë, në procesin e integrimit në BE, ambasadori tha që për Brukselin është e rëndësishme që në diskutime për reformat e caktuara të përfaqësohen të gjitha pikëpamjet.
"Arsyeja pse i lejova vetes të komentoja për marrëdhëniet mes forcave politike në Shqipëri është pikërisht kjo. Sepse procesi i anëtarësimit, siç e them shumë shpesh, nuk është një proces teknokratik. Nuk është diçka që negociohet nga ekspertët në Bruksel. Është një ndryshim shoqëror. Kërkon realisht reforma thelbësore. Kjo është arsyeja pse e quajmë këtë grup kapitujsh “themeloret”, sepse ka të bëjë vërtet me themelet e shoqërisë. Dhe për mua, por jo vetëm për mua, për Brukselin, është e rëndësishme që kur diskutoni për këto reforma të gjitha pikëpamjet të përfaqësohen, të gjitha pikëpamjet të diskutohen në tryezë.
Pra, mungesa e opozitës është vërtet problem. Dhe kjo është diçka që e kam diskutuar disa herë, edhe me disa përfaqësues të opozitës, duke u bërë thirrje që të angazhohen dhe të jenë pjesë e diskutimit, sepse duhet t’i kemi. I kam thënë edhe qeverisë se duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Ata duhet të sigurohen që ky proces të jetë në pronësi jo vetëm të qeverisë apo të shumicës, por të të gjithëve, të të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë civile, biznesit dhe gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare.", tha Gonzato në intervistën për Top Channel.
silvio gonzato
Politike
30 Tetor 2024, 21:04
r.ll
silio gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka folur lidhur me deklaratat e kryetarit të Komisioni...
Politike
30 Tetor 2024, 20:40
Agron Gjerkmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjerkmarkaj, ka replikuar me eurodeputetët, duke thënë se ësh...
Politike
30 Tetor 2024, 19:59
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës s&e...
Politike
30 Tetor 2024, 19:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Krydemokrati, Sali Berisha, duke fulur në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’,&...
Politike
30 Tetor 2024, 19:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjamit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se femrat e pushtetit të ...
Politike
30 Tetor 2024, 19:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjata fjalimit tij mbrëmjen e sotme duke folur për ‘Tetorin ro...
Politike
30 Tetor 2024, 19:25
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë&...
Politike
30 Tetor 2024, 19:18
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Një delegacion i Parlamentit Europian ndodhet në Tiranë nga e hëna, ku ditën e djeshme ka kryer tak...
Politike
30 Tetor 2024, 18:31
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të takimit të Komitetit...
Politike
30 Tetor 2024, 17:57
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me atentatin e pasdites së sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kan&eu...