30 Tetor 2024, 20:40
Nga DOSJA
Agron Gjerkmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjerkmarkaj, ka replikuar me eurodeputetët, duke thënë se është e paprecedentë që 6 muaj përpara zgjedhjeve të arrestohen liderët e opozitës. Gjerkmarkaj gjithashtu shprehet se nuk kanë provokuar askënd, por kanë ngritur shqetësime që i konsiderojnë tepër të rëndësishme.
Reagimi i Plotë:
Të nderuar eurodeputet! Ne si deputetë të opozitës jemi këtu në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për ju! E çmojmë shumë komunikimin dhe ndihmën tuaj! Kolegët tanë janë në protestë për çështje madhore të demokracisë në Shqipëri. Ne jemi këtu sepse integrimin e kemi nisur ne si PD dhe e konsiderojmë jetik për vendin tonë!
Ne nuk provokuam askënd në këtë sallë! Nuk fyem dhe nuk bëmë teatër! Ngritëm shqetësime që i konsiderojmë tepër të rëndësishme! Ne jemi të përjashtuar nga 40-60 ditë, më saktë jemi të dëbuar nga Parlamenti! Një rregullore e dhunshme e miratuar së fundmi dhunshëm me kartonët e mazhorancës për të ndëshkuar opozitën! Një e tillë nuk ekziston askund në Europë, në vendet tuaja! Ndoshta akti i parë i ndihmës mund të jetë thirrja që kjo rregullore të hiqet!
Zonja e zotërinj,
ne jemi europianë, kemi qenë gjithmonë! Askush nuk e di më mirë se ne çfarë do të thotë të luftosh 6 shekuj për kontinentin tonë! E kemi patur, e kemi humbur, e kemi rigjetur dhe përpiqemi që në vendin tonë të kemi ato standarde!
Jemi europianë si ju, por kemi patur fat më të keq! Në 34 vite, Shqipëria ka ndryshuar falë lirisë dhe punës së shqiptarëve e këtu nuk mund ta përvetësojë dikush politikisht si realitet!
Miqve italiane dua t’u them se e njoh mirë politikën e vendit fqinj, kam studiuar e jetuar! Dialektika dhe debati as atje nuk është i rrafshët, madje shpesh i ndezur e nuk mund të na kërkohet ne të jemi të heshtur e garniturë!
Asnjeri prej jush, sa do ta keni të lartë respektin për drejtësinë e pavarur, nuk e koncepton që 6 muaj para zgjedhjeve, krejt lidershipi i partive opozitare të ishte i arrestuar apo burgosur! Në Shqipëri, lideri i opozitës është një i arrestuar politik!
Mendoni një çast t’i keni në burg zonjën Shlein, kryetaren e opozitës në Itali e Renzin, Calenden e të tjerë që nuk më vinë emrat dhe sa do ishit të ftohtë në gjykim? A do i shpëtonit ju përcaktimit që po ndërhyhet në fushatën elektorale dhe në rezultatin e zgjedhjeve?
Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj për problemet që opozita ngriti.
Faleminderit!”
agron gjerkmarkaj
Politike
30 Tetor 2024, 19:59
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës s&e...
Politike
30 Tetor 2024, 19:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Krydemokrati, Sali Berisha, duke fulur në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’,&...
Politike
30 Tetor 2024, 19:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjamit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se femrat e pushtetit të ...
Politike
30 Tetor 2024, 19:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjata fjalimit tij mbrëmjen e sotme duke folur për ‘Tetorin ro...
Politike
30 Tetor 2024, 19:25
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë&...
Politike
30 Tetor 2024, 19:18
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Një delegacion i Parlamentit Europian ndodhet në Tiranë nga e hëna, ku ditën e djeshme ka kryer tak...
Politike
30 Tetor 2024, 18:31
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të takimit të Komitetit...
Politike
30 Tetor 2024, 17:57
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me atentatin e pasdites së sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kan&eu...
Politike
30 Tetor 2024, 17:34
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas masakrës me dy viktima pasditen e sotme n&e...
Politike
30 Tetor 2024, 17:05
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu për arrestimin e tij. Meta theks...