Politike

Tetori rozë/ Berisha: PD ka një program, që vdekshmëria nga kjo sëmundje të arrijë në nivelet më të ulëta në botë

Berisha gjithashtu u shpreh se me vendosjen e metodave më moderne të mjekimit, vdekshmëria nga kjo sëmundje do të arrijë në nivelet më të ulëta, në rajon, Europë dhe botë.

30 Tetor 2024, 19:50 Nga E. D
Tetori rozë/ Berisha: PD ka një program, që vdekshmëria nga
Sali Berisha

TIRANË- Krydemokrati, Sali Berisha, duke fulur në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’,  u shpreh se PD ka një program dhe ky program është përparësi absolute e shëndetit të qytetarëve shqiptarë. Berisha gjithashtu u shpreh se me vendosjen e metodave më moderne të mjekimit, vdekshmëria nga kjo sëmundje do të arrijë në nivelet më të ulëta, në rajon, Europë dhe botë. 

"Miqtë e mi! PD ka një program dhe ky program është përparësi absolute e shëndetit të qytetarëve shqiptarë. Garanton me këtë rast, zonjat dhe zonjushat e këtij vendi, vajzat dhe gratë e këtij vendi, se depistimi masiv falas, përdorimi i të gjitha metodave më të avancuara, për diagnozat më të hershme të kësaj sëmundje, do të vendosen në të 4 anët e vendit.

Dhe se me rritjen e ndershmërisë, vetëdijes, tek gratë dhe vajzat shqiptare për këtë sëmundje, me vendosjen e metodave më të hershme të diagnozës, metodave më moderne të mjekimit, vdekshmëria nga kjo sëmundje do të arrijë në nivelet më të ulëta, në rajon, Europë dhe botë. Të dashur miq, të nderuar zonja dhe zonjusha," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll