Politike

Përfundimi i takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Bardhi: Procesi intengrimit europian ndihmohet duke qenë të vërtetë

Bardhi shkruan se dy ditë të mbledhjes ishin një mundësi e mirë për opozitën për të shpalosur me vërtetësi situatën në vend.

30 Tetor 2024, 18:31 Nga r.ll
Përfundimi i takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. 

Bardhi shkruan në postimin e tij në Facebook se dy ditë të mbledhjes ishin një mundësi e mirë për opozitën për të shpalosur me vërtetësi situatën në vend.

Ai shton më tej se procesi integrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë, dhe sipas tij duke mos i fshehur problemet, por duke i thënë ato me zë të lartë dhe duke u përpjekur për ti zgjidhur e ndryshuar për mirë.

REAGIM I GAZMENT BARDHIT

Dy ditë të mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri ishin një mundësi e mirë për opozitën për të shpalosur me vërtetësi situatën në vend. Përtej propagandës së qeverisë, shqiptarët përjetojnë çdo ditë regresin që po kalon vendi. Shqipëria po kalon këtë 12 vjet regres në shtetin ligjor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë, duke mos i fshehur problemet, por duke i thënë ato me zë të lartë dhe duke u përpjekur për ti zgjidhur e ndryshuar për mirë. E kundërta nuk i shërben Shqipërisë dhe integrimit europian, por i shërben vetëm Edi Ramës dhe pushtetit të tij personal.

Përfundimi i takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit

gazment bardhi

Sondazh

Poll