Politike

Berisha: Për zonjat e pushtetit që zhgërryen në luks nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare

Berisha gjitha u shpreh se ato nuk mund të flasin për 'Tetorin Rozë', sepse qëndrojnë në anën e armikut të grave dhe vajzave shqiptare dhe në anën e sëmundjes së tyre.

30 Tetor 2024, 19:43 Nga E. D
Berisha: Për zonjat e pushtetit që zhgërryen në luks nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjamit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se femrat e pushtetit të Edi Ramës të cilat jetojnë në luks të shfrenuar, nuk flasin asnjë fjalë për gratë dhe vajzat e tjera shqiptare. Berisha gjitha u shpreh se ato nuk mund të flasin për 'Tetorin Rozë', sepse qëndrojnë në anën e armikut të grave dhe vajzave shqiptare dhe në anën e sëmundjes së tyre.

"Nuk mund të flasin për Tetorin Rozë, jo, sepse ato qëndrojnë në anën e armikut të grave dhe vajzave shqiptare, në anën e sëmundjes së tyre. Qëndrojnë sepse ju jeni dëshmitar se për vite të tëra, mungojnë aparaturat kryesore të mjekimit të kësaj sëmundje. Mungojnë ilaçet e mjekimit, sepse gratë e pushtetit vjedhin fondet që paguajnë qytetarët shqiptarë për këto aparatura, ilaçe.

Ja pra pse për zonjat e pushtetit që zhgërryen nga mesnata në mesnatën tjetër, luks, luks dhe vetëm luks. Nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare. Ja pra ato që flasin nga mëngjesi deri në darkë në media, për hënë, tokën, diellin dhe qiellin, nuk shqipërojnë një fjalë për kancerin e gjirit, për parandalimin, për shpëtimin e qindra jetëve të cilat merren pamëshirësisht nga kjo sëmundje për mungesë diagnoze, ilaçesh, aparaturash, pasi fondet për to, vidhen dhe vetëm vidhen nga ndrikullat e pushtetit dhe kumbarët e pushtetit," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll