Politike

Atentati në Shkodër/ PD: Pushteti i bandave ka kthyer Shqipërinë në terren krimi, narko-policia armike me qytetarët, aleate me mafien

Baliiu tha se nëse Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë. 

30 Tetor 2024, 17:57 Nga r.ll
Atentati në Shkodër/ PD: Pushteti i bandave ka kthyer
klevis balliu

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me atentatin e pasdites së sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kanë vdekur dhe dy janë në gjendje kritike.  Kordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat tha se ngjarja e rëndë në Shkodër që tronditi Shqipërinë, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.

Baliiu tha se nëse Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë. 

"Ky rast dhe të tjerë si ky nga Shkodra në Memaliaj, e transformojnë Shqipërinë në Palermon e viteve ‘80.", tha Balliu ndër të tjera.

DEKLARATA E PLOTË:

Ngjarja e rëndë në Shkodër që tronditi Shqipërinë, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi. Ndërkohë që mafia bën masakra në qytetet e Shqipërisë, Policia e Shtetit merret me qytetarë të cilët protestojnë kundër vjedhjes, kunder korrupsionit dhe kundër krimit.

Në qoftë se Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë. Por Edi Rama e zëvendësoi Policinë e Shtetit me Narko-policinë e Pushtetit, për të cilën, mafia nuk është armik, por eshte aleat.

Armiku i vetëm i narko-policisë së Edi Ramës janë qytetarët që protestojnë, sepse s’kanë ilaçe, s’kanë pensione , s’kanë rroga, s’kanë të ardhme për fëmijët e tyre. Këto janë bandat me të cilat Edi Rama fiton zgjedhjet, këto janë bandat me të cilat Edi Rama qeveris, këto jane bandat me të cilat po përballet opozita dhe qytetarët.

Ky rast dhe të tjerë si ky nga Shkodra në Memaliaj, e transformojnë Shqipërinë në Palermon e viteve ‘80.
Ky moment i errët ne historinë e pluralizmit Shqiptar, i bën thirrje koshiencës sonë kombëtare që të vazhdojmë qëndresën tonë për një Shqipëri normale, ku policia lufton krimin, dhe jo ku policia lufton qytetarët protestues.

klevis balliu atentati ne shkoder

Sondazh

Poll