Politike

Mesazhi i Gonzatos për Komisionin Antikorrupsion: Arkitektura aktuale kushtetuese është e panegociueshme, ky sistem drejtësie do vijojë i pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi

Fatmir Xhafaj në një konferencë për media se nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve kushtetuese nëse ekspertët e këtij komisioni do ta rekomandojnë këtë.

30 Tetor 2024, 21:04 Nga r.ll
Mesazhi i Gonzatos për Komisionin Antikorrupsion: Arkitektura aktuale
silio gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka folur lidhur me deklaratat e kryetarit të Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafajt. Ky i fundit thanë një konferencë për media se nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve kushtetuese nëse ekspertët e këtij komisioni do ta rekomandojnë këtë.

Në një intervistë për në Top Channel, Gonzato u shpreh se arkitektura aktuale kushtetuese që e sheh sistemin e drejtësisë të pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi, është e panegociueshme.

"Ju e dini që ne vendosëm të marrim pjesë duke i ofruar ekspertizë Komisionit për ta udhëhequr dhe mbështetur në diskutimet e tij. Dhe një nga kushtet e qarta për këtë ofertë ishte që Komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese. Dhe kur flas për arkitekturën kushtetuese, kam parasysh situatën aktuale që e sheh sistemin e drejtësisë krejtësisht të pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi. Kjo është diçka që nuk është e negociueshme.", tha Gonzato 

silvio gonzato

Sondazh

Poll