30 Tetor 2024, 19:18
Nga r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Një delegacion i Parlamentit Europian ndodhet në Tiranë nga e hëna, ku ditën e djeshme ka kryer takime me një grup të deputetëve të PD-së
I pranishëm në takim ishte dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Gjatë fjalës së tij ai ka paralajmëruar një hetim të SPAK, ku deklaroi se është përfshirë edhe një ministër i qeverisë së Ramës.
Sipas tij në faqen 7 të vendimit nr.87 të Gjykatës së Posaçme del se ministri i Ramës ka ndërhyrë në prokurori dhe në polici për të çliruar pasuritë e sekuestruara të një grupi kriminal në Elbasan.
“Kam këtu një tjetër dosje të SPAK, nga e cila rezulton se një deputet dhe ministër në detyrë i Edi Ramës ka ndërhyrë në Prokurori dhe Polici për të çliruar pasuritë e sekuestruara të një grupi kriminal në Elbasan. Mjafton të lexoni 7 faqe të vendimit nr. 87, datë 28 korrik 2024 të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për ta kuptuar se kjo që po them është e vërteta. Ne do të presim edhe disa ditë që Prokuroria të veprojë, dhe më pas ne kemi për detyrë që publikut dhe miqve tanë ndërkombëtarë t’ua themi të vërtetën, nëse këtë nuk bën prokuroria”, mësohet të ketë thënë Bardhi në takim.
Ende është e paqartë se për kë politikan bëhet fjalë, por një burim tha për Lapsi.al se ndërhyrja për bandën e Elbasanit është bërë gjatë kohës kur nisi operacioni OFL në vitin 2020.
gazment bardhi
Politike
30 Tetor 2024, 18:31
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të takimit të Komitetit...
Politike
30 Tetor 2024, 17:57
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me atentatin e pasdites së sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy persona kan&eu...
Politike
30 Tetor 2024, 17:34
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas masakrës me dy viktima pasditen e sotme n&e...
Politike
30 Tetor 2024, 17:05
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu për arrestimin e tij. Meta theks...
Politike
30 Tetor 2024, 16:46
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas masakrës me 4 viktima pasditen e sotme në...
Politike
30 Tetor 2024, 15:33
r.ll
flamur noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka dhënë sot një deklaratë për mediat pas ar...
Politike
30 Tetor 2024, 15:32
E. D
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përmbytjet masive që kanë përfshirë Spanjën. Ra...
Politike
30 Tetor 2024, 14:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike, Sali Berisha është shprehur se me rikthimin e PD në pushtet rrogat minimali...
Politike
30 Tetor 2024, 14:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha është shprehur se opozita ka ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e m...
Politike
30 Tetor 2024, 14:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha është shprehur se po të lexosh raportin e fundit, të projektit bot&eu...