Aktualitet

23 Dhjetor 2019, 09:31 Nga DOSJA

Fier- Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit janë duke protestuar sot para Prefekturës së Fierit. Ata shprehen se edhe pse puna në këtë rafineri është pezulluar që nga shtatori, ata figurojmë të punësuar por pagat dhe sigurimet shoqërore nuk u janë paguar.

Një prej tyre shprehet se paga e 3 muajve të fundit nuk u është dhënë dhe prej 9 muajsh nuk u janë paguar sigurimet shoqërore. Ata shprehet se nesër do të nisen drejt Tiranës, për të protestuar.

“Kjo është një situatë e përsëritur. Nuk na i kanë paguar sigurimet shoqërore prej 9 muajsh dhe nuk ka kanë dhënë pagat prej 3 muajsh. Këtu kanë njerëz të sëmurë që shkojnë në spital dhe paguajnë detyrimet se nuk janë paguar sigurimet shoqërore. Unë figuroj i punësuar fiktivisht dhe nuk mund të marrë as ndihmë sociale. Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë. Nëse duan ta mbyllin si uzinë, le ta mbyllin, ne na mbahen librezat e punës atje dhe në fakt nuk po marrin para. Sot ne jemi një pjesë. Por nesër në Tiranë ne do të jemi të gjithë. ne kemi vendosur që nesër të shkojmë përballë ministrisë së Energjitikës  “, u shpreh ai.

Punëtorët shprehen se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre, pasi janë familjarë dhe nuk kanë të ardhura të tjera.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” u mbyll në muajin shtator. Bankers Petroleum, një nga furnizuesit me lëndë të parë të kësaj rafinerie në reagimin e tij, theksoi se shkak për mbylljen e rafinerisë nuk është kjo kompani. Në sqarimin e shpërndarë për mediat Bankets nënvizoi  se Tosk Energji ka shkelur disa herë kontratat me këtë kompani, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet punëtorët e rafinerisë së ballshit në protestë punëtorët e rafinerisë së ballshit në protestë

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 08:48

Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

FIER– Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.(function(d,s,id){v...