Aktualitet

U akuzua për seksizëm/ Flet Sazan Guri pas debatit me aktivisten: I kam kërkuar ndjesë, djali erdhi nga Norvegjia e më tër

23 Dhjetor 2019, 09:20 Nga DOSJA
U akuzua për seksizëm/ Flet Sazan Guri pas debatit me aktivisten: I

Tiranë- Pas debatit që pati me aktivisten Gresa Hasa në studion e “360” Gradë në RTV Ora, Sazan Guri ka kërkuar falje.  I ftuar në  “Thumb ON”, Sazan Guri sqaroi se gjithçka ishte një keqkuptim.

Televizioni është fraksione sekondash, është më i shkurtër se mendimi.Unë mendova që “e bukur” u barazoka me seksizëm.Bukuria i takon kryesisht grave. Kur e pashë se ajo që e mori ndryshe nuk fola më. Doja ta takoja, por ajo iku. I kërkova ndjesë, ishte një falje e sinqertë. Pata reagime se pse bëra statusin, por jam krenar. Do ti thosha që unë jam prindi jot, profesori jot.Ishte një keqkonceptim.”, tregoi ai në emisionin “Thumb on”.

Guri u shpreh se madje mori mori kritika edhe nga familjarët për reagimin e tij në studio. “Djali që erdhi nga Norvegjia më tërhoqi vëmendjen. Edhe gruaja.  Është aktiviste, diell që lind. Është model, është aktiviste.”, u shpreh ai.

Në datën 19 dhjetor aktivistja Gresa Hasa dhe ambientalisti Sazan Guri u përfshinë në një debat të ashpër, që e detyroi aktivisten të linte studion e emisionit “360 gradë”. Pasi Guri e quajti “vajzë e bukur”, ajo akuzoi atë për seksizëm dhe  tha se është edhe injorant.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gresa hasa sazan guri gresa hasa sazan guri

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2019, 08:48

Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

FIER– Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.(function(d,s,id){v...