Skândali/ Autoambulancat e Sanatoriumit pa siguracione dhe kolaudime
TIRANË- Shoqata e infermierëve të Shqipërisë përmes një deklarate ka denoncuar një skandal të rëndë. Frrok Bardhi tregon me detaje vështirësitë që hasin në punë e tyre gjatë transportit të të sëmurëve me ambulancë që sipas tij janë të pasiguruara prej dy javësh, madje edhe kolaudim nuk kanë.
Bardhi shprehet se pavarësisht asaj që ndodh, një nga autoambulancat e Sanatoriumit ka qenë ditën e diel në shërbim, teksa shoqëronte Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Më tej ai shprehet se ata që e paguajnë pas këtij skandali janë shoferët, mjekët dhe infermierët që janë të detyruar të lëvizin me autoambulancat. Ndërkohë, i bën thirrje të gjitha instancave të marrin masat e duhura.Bardhi publikon edhe targat e makinave që prej dy javësh janë pa siguracione.
Postimi i plotë i Frrok Bardhit:
TASH DY JAVE JANE TE PASIGURUARA.
Keto lloj Autoambulancash i kemi pare shume here ne urgjenca te verteta por edhe ne sfilata dhe parakalime mburrjesh e shitje mendjesh se c’fare po bejne,1 e tille shoqeronte edhe Vucic dje. Keto jane ne sherbim te jetes se qytetarve, dhe jo per te propoganduar njerin apo tjetrin etj etj. Jan prone e popullit Shqiptar dhe jo e asnje hajduti.
Për ta vene ne dijeni Zv Ministren e Shendetsise Dr.Mira Rakacolli ,Dr.Bardh Spahia ish zv Ministrin e Shendetsise, Policin Rrugore ,Policin e Shtetit si dhe ndonje Gazetar qe akoma ka kellce dhe tregon te verteten para shoqerise Shqiptare ju tregoj se te 3 Autoambulancat e 1/3 te urgjences se Tiranes apo urgjences paraspitalore te senatoriumit jane tash e 2 jave pa siguracione perkatesisht
AA 276 VV
AA 092 VV
AA 813 VU
njera nga targat spo me vjen ne mend,pasi me kan hequr hajdutet nga puna qe ne shkurt 2019.Ekipet mjeksore mjek,infermier,shofer jane te stresuar pasi Autoambulancat jane bere per sherbime disa here edhe pse nuk kan mbushur vitin qe jane ndezur.
Tash dy jave ka mbaruar Siguracioni i tyre,si rrjedhoje shofert jane te traumatizuar pasi ne cdo moment mund te ket ndonje aksident te mundeshm,ashtu sic ka pasur edhe me pare ne kohe,aksidente te cilat kane sjelle thyerje krahesh,klavikulash etj etj te Mjekeve, lere ato te Inferierve apo pacientve. Deri para 1 viti te gjitha defekte i benin shofert.Ndonje servil,mercenar apo hajdut Urgjencash mund te thote,c’rendesi ka,pse nuk jane te siguruara,Une ketyre do ju thosha se ne cdo moment kur ekipet mjeksore nuk jane te qeta nuk mund ta kryejne punen,detyren me korrektesi.
Presin vitin e ri 2020,do i marre QKUM,ASHR,KCK,apo kudo qe do ti marre le ti marre,por ato duhen siguruar,boll kane qene ish Autoambulancat vite dhe vite pa siguracione dhe kualidime.Kjo autoambulance ndodhet ne spitalin sanatorium,dhe eshte ndezur vetem 1 her,ndoshta e mbajne per shkarkime faturash. Kush e shkel ligjin shoferet, mjeku me infermierin qe pranojne te levizin jashte rregullave,apo ata qe kane per detyre te sigurojne Autoambulancat dhe nuk e bejne kete gje.Tuteta juj nga Frrok Bardhi
(a.m/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
U akuzua për seksizëm/ Flet Sazan Guri pas debatit me aktivisten: I kam kërkuar ndjesë, djali erdhi nga Norvegjia e më tër
Tiranë- Pas debatit që pati me aktivisten Gresa Hasa në studion e “360” Gradë në RTV Ora, Sazan Guri ka kërkuar falje. I ftuar në “Thumb ON”, Sazan Guri sqaro...
Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier
FIER– Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.(function(d,s,id){v...
Ikin dritat, ngelen mes errësirës, të rinjtë s’përmbahen në club, thirrje kundër kryeministrit: Rama ik! (VD)
Tiranë- Pas stadiumeve dhe gjimnazeve, thirrja “Rama IK”, tashmë ka njohur edhe një ambient tjetër. Bëhet fjalë për clubet e natës, të rinjtë e së cilëve mesa ...
Aksidenti tragjik me dy vîktima, arrestohet shoferi i “Audi-it” në Elbasan, policia jep detaje (VD)
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 25-vjecarin, i cili mbrëmjen e djeshme po drejtonte mjetin tip “Audi”, që përplasi një motocikletë dhe për pasojë...
I kërcënoi dhe u mori para pakistanezëve, ekstradohet nga Kroacia shkodrani i shumëkërkuar
TIRANË- Një 29 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë.Nga specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga ...
Moti i keq përfshin vendin/ Deti i trazuar në Shëngjin, ndalohet dalja nga porti i mjeteve lundruese
(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src='https://embed.ex.co/sdk.js';fjs....
Moti i keq/ Qindra hektarë tokë në Fushë-Krujë nën ujë, probleme në transportin detar në Durrës dhe Lezhë
SHQIPERI- Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intesive shiu në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se në S...
Aksident i rëndë në Lushnje/ “Land Rover” del nga rruga, humb jetën pasagjeri 28-vjeçar, plagoset shoferi (VD)
Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë. Mësohet se një makinë tip “La...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 23 Dhjetor 2019
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...