Art&Argëtim

‘T’kân nxjêrrë nga shtëpia e t’i kanë marrë të gjitha?’ Kejvina ndryshon version: Sot prisha vetëm 300 lêkë, n

23 Dhjetor 2019, 11:25 Nga DOSJA
‘T’kân nxjêrrë nga shtëpia e t’i

TIRANË– Kejvina Kthella ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e saj të mëparshme. E ftuar në emisionin “Thumb”, ajo u shpreh se nuk është e vërtetë që ajo harxhon 200 mijë lekë në ditë, gjë të cilën e tha vetë në “E diell”.

Ndër të tjera, modelja shtoi se ka gënjyer në emisionin e “Top-Channel”, pasi atë ditë ishte shumë e nxehur, por në të vërtetë nuk prish aq lekë. Kejvina shtoi pikërisht ditën që po jep intervistën ka prishur vetëm 300 lekë, me të cilat ka blerë vetëm një paketë.

Pjesë nga biseda

Fatma Haxhialiu: Ke shprehur se harxhon 200 mijë lekë në ditë, leku i madh moj motër.

Kejvina Kthella: Ja kam futur kot, atë ditë isha e mërzitur. Doja të ekzagjeroja çdo gjë dhe e ekzagjerova. Sot kam harxhuar vetëm 300 lekë sa për një paketë cigare. Edhe bukën e ha në shtëpi që të mos harxhoj lekë.

Çfarë do të mendojnë tani ata të emisionit “E diell”, të cilët janë gënjyer?!

Ndërsa e pyetur në lidhje me sekuestrimin e gjërave të saj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për llogari të hetimit lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arian Ndoja, Kejvina Kthella shtoi se makinën e ka në emrin e saj dhe që i ka të gjtiha gjërat që i përkasin.

Pjesë nga bsieda

Fatma Haxhialiu: Është e vërtetë që t’i kanë bllokuar të gjitha kartat, makinën, të kanë nxjerrë nga shtëpia?

Kejvina Kthella: Unë shtëpinë time e kam akoma shyqyr zotit dhe do e kem gjithmonë sepse unë nuk kam lidhje me asgjë. Fati im i keq është që unë njihem dhe e kanë përdorur emrin tim në shumë raste. Kartat i kam, makinën e kam në emrin tim dhe është blerë nga banka ime. Me duket banale të flas për sendet e mia dhe jetën private. Kam qejf që njerëzit të më njohin si Kejvina.

Sekuestrimi i telefonit, makinës dhe llogarive bankare, iu bënë pasi Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën. Redjan Rraja, i njohur dhe si të “Dara i Krujës”, akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut).

Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit i mohoi akuzat.

Ndërkohë që modelja Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella redjan rraja kejvina kthella redjan rraja

Sondazh

Poll