Art&Argëtim

“He mi ku e ke Elvanën”, Julka Gramo reagon pas humbjes së këngëtares që “u paracaktua” si fituesja: Elvana është

23 Dhjetor 2019, 09:01 Nga DOSJA
“He mi ku e ke Elvanën”, Julka Gramo reagon pas humbjes së

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe nata finale e Festivalit të  Këngës në RTSH, ku fituese u shpall këngëtarja e njohur Arilena Ara.

Ndërkohë që më  parë u përfol gjatë për fituesen e këtij festivali duke u zbuluar emri i  Elvana Gjatës si fituese, por në fakt rezultoi e kundërta.

Teksa tashmë të gjithë e dinë se fituesja që do të na përfaqësojë në Eurovizion është Arilena Ara, kanë nisur polemikat për këtë këtë fitore.

Ndërkohë që në rrjet gjithë të personazhet VIP kanë bërë reagimet e tyre në lidhje me fitoren e Arilenës, mikesha e Elvanës, Julka Gramo, ka bërë një koment ku pavarësisht kumbjes së këngëtares ajo thotë se Elvana është sërish aty ku ka qenë gjithmonë, në skenë aty ku jep edhe shpirtin. Ajo  thotë se këtë vit kishte shpresuar të ishte Elvana fituesja, por në fakt nuk rezultoi ashtu .

“Energjia vetë! Në një garë patjetër që ka vetëm një fitues, qe këtë vit shpresoja të ishte ti! Nuk isha e vetmja qe kisha një dëshirë te madhe për te pasur një këngë NDRYSHE dhe për mua ajo ishe ti! Me tha dikush (pasi me ofendoi për dëshirën e mësipërme dhe bërjen me dije të diçkaje që nuk më pëlqeu sot) “He mi ku e ke Elvanën”? Dhe ja ku po ja jap përgjigjen… Elvana është aty ku ka qenë gjithnjë, në skenë duke dhënë shpirtin, duke dhuruar momente te lumtura për te gjithë e këngë që nuk ka njeri që të mos i këndojë njëzëri, duke dhuruar çdo here hite (dhe këtu mund te numëroni shume te tille). ♥️ Keep Rocking Girl!” – shkruan Julka.

Ndërkohë vihen re komente të fansave të saj  që janë në të njëjtën mendje me Julkën dhe ndjekës të tjerë që mendojnë të kundërtën.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese elvana gjata festivali i 58-të i rtsh julka gramo arilena ara shpallet fituese elvana gjata festivali i 58-të i rtsh julka gramo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 08:52

Tiranë- Modelja shqiptare Kejvina Kthella është rrëfyer së fundmi për jetën e saj. Nuk ka ka hezituar të tregojë edhe detaje nga jeta e saj personale, madje edh...

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 07:35

Tiranë-Vajza e showbizit, Kejvina Kthella, së fundmi ka folur për jetën e saj luksoze,  si edhe për sekuestrimin që i bëri gjykata të automjetit dhe llogarisë b...

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 07:23

TIRANË- Mbrëmjen e së  dielës  në natën e tretë e finale të Festivalit të Këngës në RTSH, trofeun që i hap  rrugën për në Eurovizion e rrëmbeu këngëtarja e...

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 06:25

Tiranë– Çmimin e parë në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH e fitoi Arilena Ara me baladën “Shaj”. Pas marrjes së çmimit të parë e emocinuar këngët...