Art&Argëtim

Regjisorja shqiptare Elma Doresi mbështet Elvana Gjatën pas festivalit: Jam e lumtur që nuk fitove, i kurseve vetes kritikat

23 Dhjetor 2019, 09:58 Nga DOSJA
Regjisorja shqiptare Elma Doresi mbështet Elvana Gjatën pas

Tiranë- Elma Doresi, regjisorja shqiptare është shprehur se është e lumtur që “Festivalin e 58 të Këngës në RTSH”, nuk e fitoi Elvana Gjata. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Doresi shprehet se nëse çmimin e parë do e merrte Elvana Gjata i gjithë rrjeti do të mbushej me shprehjet: “E fitoj nga boli”, “E fitoj se ka bosin”.

Ajo shprehet se Elvana Gjata i kurseu vetes disa statuse dhe komente, ku në to do të shfaqej bullizëm ndaj këngëtares.

“Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm : bolo, bosi, tallava .Statuse e komente pa fund. Ngatërrohen shijet me mendimet. U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin : Festivalin tek ne. Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente. Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani”, shprehet ajo.

Reagimi:Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana. Sepse sot do ishte mbushur rrjeti me keq : E fitoj nga “boli” . Ky bullizëm i shëmtuar.
E fitoj se ka “bosin”.
Të gjithë do të hidheshit më keq se çjeni hedhur.
Tallava. Kjo fjalë që është kthyer në moton e ditës. Nuk lexova një status me analizë të mirëfilltë. Një analizë profesionale. Një analizë pa mllefe. Një analizë bindëse.

Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm : bolo, bosi, tallava .Statuse e komente pa fund. Ngatërrohen shijet me mendimet. U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin : Festivalin tek ne. Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente. Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani. 

Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.  Në këtë festival  Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese elma doresi elvana gjata arilena ara shpallet fituese elma doresi elvana gjata

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 08:52

Tiranë- Modelja shqiptare Kejvina Kthella është rrëfyer së fundmi për jetën e saj. Nuk ka ka hezituar të tregojë edhe detaje nga jeta e saj personale, madje edh...

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 07:35

Tiranë-Vajza e showbizit, Kejvina Kthella, së fundmi ka folur për jetën e saj luksoze,  si edhe për sekuestrimin që i bëri gjykata të automjetit dhe llogarisë b...

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 07:23

TIRANË- Mbrëmjen e së  dielës  në natën e tretë e finale të Festivalit të Këngës në RTSH, trofeun që i hap  rrugën për në Eurovizion e rrëmbeu këngëtarja e...