Art&Argëtim

U shpall fituese në Festivalin e RTSH, Arilena Ara zbulon se në ç’gjuhë do ta këndojë baladën “Shaj”

23 Dhjetor 2019, 10:43 Nga DOSJA
U shpall fituese në Festivalin e RTSH, Arilena Ara zbulon se në

TIRANË– Festivali i ’58 i Këngës në RTSH u fitua nga këngëtarja e njohur, Arilena Ara, me këngën “Shaj”, një baladë që u prit mjaft mirë edhe nga  publiku, por edhe nga juria që e përzgjodhi si fituese.

Me këtë baladë, Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa mbrëmjen e djeshme Arilenës iu dha kupa nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, vitin e kaluar.

Ndërkohë në post Finale, Arilena e pyetur nga gazetari Eni Shehu, se në ç’gjuhë do ta këndojë këngën, ajo ka deklaruar se do ta këndojë anglisht, pasi herën e parë që e kishte dëgjuar kishte qenë në gjuhën angleze dhe impaktin e parë e kishte marrë nga anglishtja.

 “Herën e parë që e kam dëgjuar, ishte në anglisht, ndjesinë e parë që ma dha, ma dha në anglisht. Ka qenë e vështirë ta jepje të njëjtën ndjesi edhe në shqip, kështu që mendoj se do të jetë në anglish”.- është shprehur Arilena.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese eurovizion festivali i 58-të i rtsh kenga shaj ne anglisht arilena ara shpallet fituese eurovizion festivali i 58-të i rtsh kenga shaj ne anglisht

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 08:52

Tiranë- Modelja shqiptare Kejvina Kthella është rrëfyer së fundmi për jetën e saj. Nuk ka ka hezituar të tregojë edhe detaje nga jeta e saj personale, madje edh...