Art&Argëtim

U mërzit si fëmijë që nuk fitoi/ Elvana Gjata s’përballoi dot fitoren e Arilenës, u mbyll në dhomë dhe la gazetarët p

23 Dhjetor 2019, 10:21 Nga DOSJA
U mërzit si fëmijë që nuk fitoi/ Elvana Gjata

TIRANË- Mbrëmjen e së dielës u mbajt edhe nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, ku fituese u shpall këngëtarja e njohur, Arilena Ara, me këngën “Shaj”.

Ndonëse prej javësh qarkulloi lajmi në rrjete, se fituesja e këtij Festivali do të jetë Elvana Gjata, por në fakt nuk rezultoi kështu.

Teksa në fund të mbrëmjes përveç çmimit të parë u dhanë  edhe çmimi i dytë dhe i tretë, Elvana nuk e mori aspak mundimin të fliste për çmimin  e dytë që fitoi ashtu sikurse foli edhe Sara çmimin e tretë.

Ajo as nuk u pa  të takonte Arilenën e t’i uronte fitoren, madje mimika e saj sesi ndryshoi teksa u shpall në vend të dytë.

Ndërkohë pas përfundimit të Festivalit ajo nuk u pa më në mesin e artistëve, kolegëve të saj. Është mësuar se pas largimit nga skena këngëtarja ka hyrë në një nga dhomat prapa kuintave dhe nuk ka dalë asnjë moment për një deklaratë para  gazetarëve, duke i lënë ata pas dere duke e pritur.

Madje ajo nuk është parë as Post Finalen në drejtim e Eni Shehut, ku përveç Arilenës që mori çmimin  e parë, e vetmja nga artistët që mori pjesë ishte Sara Bajraktari, që mori çmimin e tretë.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese elvana gjata festivali i këngës në rtsh arilena ara shpallet fituese elvana gjata festivali i këngës në rtsh

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 08:52

Tiranë- Modelja shqiptare Kejvina Kthella është rrëfyer së fundmi për jetën e saj. Nuk ka ka hezituar të tregojë edhe detaje nga jeta e saj personale, madje edh...