Art&Argëtim

“Më mban në gojë si rrush”, Kujtim Gjuzi bëhet njësh me biznesmenin gay, Elton Ilirjani ‘shuan gjakrat’ dhe e ndero

23 Dhjetor 2019, 10:28 Nga DOSJA
“Më mban në gojë si rrush”, Kujtim Gjuzi bëhet

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka zbutur tonet me biznesmenin homoseksual Elton Ilirjani. Pas shumë debateve në studio televizive, ku Gjuzi si një konservator, dilte hapur kundër komunitetit LGBTIQ, dyshja mesa duket kanë bërë paqe.

Dosja.al ka mësuar se kreu i Partisë Konservatore Shqiptare ka qenë i ftuar special një natë më parë në një event të organizuar nga vetë Ilirjani. Madje ky i fundit e ka nderuar me një medalje deputetin Kujtim Gjuzi, duke hedhur kështu poshtë të gjitha deklaratat e deputetit kundër anëtarëve të këtij komunitetit.

Pikërisht gjatë eventit, u zbulua edhe e dashura e re Kujtim Gjzuit, zeshkania që i rrëmbeu zemrën pas divorcit më gruan.

Kujtim Gjuzi është përplasur shumë herë publikisht me biznesmenin Elton Ilirjani. Deputeti e ka ofenduar Ilirjanin me fjalët më të rënda, madje duke i thënë se ka ‘punuar me prapakolp’.

Nga ana tjetër, biznesmeni, i cili ka deklaruar pa frikë prirjet e tij seksuale është munduar ta zbusë situatën duke u shprehur se deputeti Kujtim Gjuzi është ‘burri i tij’ dhe se e ‘mban në gojë gojë si rrush’.

Pas ofendimeve të shumta, Gjuzi mori përsipër të kërkonte falje ndaj biznesmenit dhe shtoi se kishte frikë nga burgu dhe nga shoqatat që mund t’i viheshin pas. Tashmë duket qartë që të dy kanë lënë pas sherret, duke u bërë miq të mirë dhe duke ftuar njëri-tjetrin në eventet përkatëse.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elton ilirjani ilirjani nderon gjuzin me medalje komuniteti lgbti kujtim gjuzi elton ilirjani ilirjani nderon gjuzin me medalje komuniteti lgbti kujtim gjuzi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 08:52

Tiranë- Modelja shqiptare Kejvina Kthella është rrëfyer së fundmi për jetën e saj. Nuk ka ka hezituar të tregojë edhe detaje nga jeta e saj personale, madje edh...