Politike

Mosbindja civile në Rrogozhinë, Sula: Qeveria ka lënë në mjerim qytetarët! Kosova ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak

Sipas tij qeveria e Kosovës vetëm ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak. Ai shtoi se çmimet janë katastrofike, kjo është e vërteta se dhe qytetarët duhet të protestojnë. 

29 Tetor 2024, 17:48 Nga N.F

Mosbindja civile në Rrogozhinë, Sula: Qeveria ka lënë

Sula

RROGOZHINË- Në disa qytete në vend po zhvillohen protesta të opozitë. Ndërkohë deputetë të opoztës janë ndarë në vende të ndryshme ndërsa kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestuesve, Gjatë fjalës së tij nga Rrogozhina, deputeti demokrat, Dashnor Sula tha se kjo qeveri ka lënë qytetarët e pensionistët në mjerim.

Sipas tij qeveria e Kosovës vetëm ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak. Ai shtoi se çmimet janë katastrofike, kjo është e vërteta se dhe qytetarët duhet të protestojnë.  Sula më tej tha se ambulancat dhe zjarrfikëset do t’i lëmë të kalojnë, nuk diskutohet, pasi transportojnë të sëmurë.

"Qeveria e Shqipërisë ka lënë në mjerim pensionistët. Qeveria e Kosovës vetëm ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak. Çmimet janë katastrofike, kjo është e vërteta dhe qytetarët duhet të protestojnë. Ambulancat dhe zjarrfikëset do t’i lëmë të kalojnë, nuk diskutohet, pasi transportojnë të sëmurë," tha ai.

dashnor sula

Sondazh

Poll