Politike

"E kemi deklaruar prej ditësh qëllimin e kësaj proteste", Paloka në rrethrrotullimin e Shkozetit: Do të vazhdojmë të bllokojmë rrugët

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ndodhet në atë zonë bashkë me deputetin Ferdinand Xhaferraj.

29 Tetor 2024, 17:35 Nga r.ll
"E kemi deklaruar prej ditësh qëllimin e kësaj
edi paloka

SHKOZET- Në rrethrrotullimin e Shkozetit është paralizuar qarkullimi i automjeteve, ashtu si në akset e tjera rrugore në vend. Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ndodhet në atë zonë bashkë me deputetin Ferdinand Xhaferraj.

Paloka tha për mediat se qëllimi i protestës së sotme është pikërisht bllokimi i rrugëve, ndërsa tha se kjo ishte lajmëruar prej disa ditësh. 

"Aksioni i sotëm, kjo formë është zgjedhur. Bllokim i disa akseve në gjithë Shqipërinë. Qetësia e shihni vetë nuk ka arsye pse të ketë agresivitet, qëllimi ka qenë vetëm bllokimi. Paralajmërova dhe policinë të mos bëjnë provokime. Nuk kemi qëllim tjetër. Dolëm pak para protestës dhe për të trembur njerëzit thonin do ketë njerëz që do krijojnë incidente. Policia thirrjet t’ja bëjë Ramës dhe Veliajt. Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk ka leje, nuk kemi marrë leje. Nuk merret leje as ligjërisht. Nga kjo polici që rrëmben ish presidentin në rrugë si të jetë terrorist, çdo gjë mund të presësh. Nuk jemi për hatër të kësaj policie jemi këtu për ti hequr qafe këta. Duhet të ketë reagim qytetarë. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve tanë." tha Paloka. 

 

edi paloka

Sondazh

Poll