Politike

Deputetët e opozitës paralajmërojnë: Do bllokojmë rrugët me makinat tona

Plani është zbuluar nga vetë deputetët e opozitës për të bllokuar rrugët në mënyrë që të mos qarkullojnë mjetet e tjera. 

29 Tetor 2024, 16:26 Nga E. D
Deputetët e opozitës paralajmërojnë: Do bllokojmë
policia

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë njoftuar se do të bllokojnë rrugët me makinat e tyre. Plani është zbuluar nga vetë deputetët e opozitës për të bllokuar rrugët në mënyrë që të mos qarkullojnë mjetet e tjera. 

Gjithashtu në kryqëzimet ku është paralajmëruar bllokimi i rrugëve ka forca të shumta policie, që shoqërohen nga mjete udhëheqëse për shpërndarjen e turmave.

Për zhvillimin e kësaj proteste është mësuar se PD ka njoftuar Policinë e Tiranës për 3 orë leje. Sikurse kanë paralajmëruar demokratët, skenari ka të bëjë me bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00. Sa i takon shpërndarjes së deputetëve në këtë protestë, ditën e djeshme u raportua se përfaqësuesit e PD-së do të vendosen të grupuar në secilin prej akseve.

Nga ana tjetër, policia ka dalë dje me një deklaratë zyrtare për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD-së që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.

deputetet e opozites

Sondazh

Poll