Politike

Një orë nga nisja e protestës në disa akse të vendit, deputeti i PD: Nuk bëhet për të bllokuar qytetarët, bëhet për të bllokuar korrupsionin

Baçi theksoi se është një kërkesë e vetë qytetarëve për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një ndryshim rrënjësor.

29 Tetor 2024, 16:08 Nga r.ll
Një orë nga nisja e protestës në disa akse të vendit,
luan baci

TIRANË- Pas një ore pritet të nisë protesta e thirrur nga opozita dhe që do të mbahet në disa akse të vendit. Sipas PD. protesta do të jetë e organizuar në formë mosbindjeje civile, duke kërkuar një reagim të fuqishëm kundër qeverisë dhe korrupsionit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, tha për Syri Tv se kjo protestë synon të sensibilizojë opinionin publik dhe të bllokojë strukturat e korrupsionit. Sipas tij, ky veprim nuk ka për qëllim pengimin e qytetarëve, por përkundrazi, t’i japë zë kërkesave të tyre të drejta. Baçi theksoi se është një kërkesë e vetë qytetarëve për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një ndryshim rrënjësor.

"Sot do të ketë një protestë të fuqishme, një protestë të qytetarëve të lirë, jo vetëm të demokratëve të thjeshtë. Do të jetë një protestë qytetare, një protestë sensibilizuese dhe patjetër një protestë bllokuese; bllokuese për korrupsionin, bllokuese për qeverinë. Është një sensibilizim dhe nuk ka qëllim të bllokojë ose të paralizojë qytetarët, siç shpesh herë përpiqet ta argumentojë propaganda e qeverisë.

Absolutisht, janë vetë qytetarët ata që kanë bërë një kërkesë të tillë; janë vetë qytetarët ata që do të jenë në protestë. Unë do ta quaj një bllokim të korrupsionit, një bllokim të atyre që vjedhin dhe shpërdorojnë mundin dhe djersën e qytetarëve shqiptarë, dhe jo një bllokim të qytetarëve. Pra, është vetë kërkesa e qytetarëve; janë qytetarët ata që do t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike. Në analizën që kemi bërë dhe në formën që kemi menduar për të protestuar sot, kemi pasur konsultime me qytetarë të ndryshëm, qytetarë të thjeshtë dhe opozitarë, për mënyrën se si duhet të protestojmë."- u shpreh Baçi.

luan baci protesta e opozites 29 tetor 2024

Sondazh

Poll