29 Tetor 2024, 16:19
Nga I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri thirrje për një revoltë të gjerë qytetare kundër regjimit të Edi Ramës, të cilin e akuzoi për korrupsion dhe kontroll mbi drejtësinë. Në një konferencë për shtyp, Blushi tha se protesta e sotme është një reagim legjitim i shqiptarëve të ndershëm për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në vend.
Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha strukturave të Partisë së Lirisë dhe simpatizantëve në pikat kryesore të protestës në disa qarqe të Shqipërisë. Sipas Blushit kjo revoltë, synon të tregojë forcën e opozitës kundër padrejtësive dhe presionit politik që po ushtrohet ndaj saj.
"Revolta e sotme është një revoltë legjitime e gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë për t’i dhënë një mësim historik narkoshtetit të Edi Ramës dhe narkodrejtësisë që gjithashtu kontrollohet nga Edi Rama dhe që po përbën çdo përpjekje për të mbajtur në këmbë këtë regjim të inkriminuar dhe të korruptuar, duke u përpjekur që nëpërmjet rrëmbimit terrorist dhe izolimit politik të presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta, si dhe nëpërmjet izolimit politik të liderit historik të Partisë Demokratike, prof. dr. Sali Berisha, dhe burgosjeve politike të figurave të opozitës që denoncojnë më fort inkriminimin dhe korrupsionin e Edi Ramës, ta rënditë Shqipërinë si vendin e parë në kontinent pas rënies së perdes së hekurt.
Kjo është një situatë ku, megjithëse aspiron për Bashkimin Europian, Shqipëria ka drejtuesit e vërtetë të opozitës të burgosur politikisht. Sot, të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë dhe të gjithë simpatizantët e saj do të jenë në ballë të protestës. Strukturat tona në Tiranë janë të thirrura të jenë prezente te segmenti Casa Italia - Sheshi Shqiponja; strukturat në qarkun Kukës, Shkodër dhe Lezhë do të jenë sot në këmbë te rrethrrotullimi i Milotit; të gjitha degët e qarkut të Durrësit do të jenë sot në krye të protestës dhe mosbindjes civile te rrethrrotullimi i Shkozetit.
Të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e qarkut të Elbasanit dhe të Korçës do të jenë të pranishëm në rrethrrotullimin e Bradasheshit; anëtarët dhe simpatizantët e PL në degët e Kavajës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Divjakës do të jenë të pranishëm te rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Gjithashtu, të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e PL do të jenë në ballë të protestës te rrethrrotullimi i Levanit, ku do të jenë prezent strukturat tona të qarkut të Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës," u shpreh Blushi.
tedi blushi
Politike
29 Tetor 2024, 16:08
r.ll
luan baci
TIRANË- Pas një ore pritet të nisë protesta e thirrur nga opozita dhe që do të mbahet në disa akse të ve...
Politike
29 Tetor 2024, 14:56
I.A
Takimi
TIRANË- Sot u realizua takimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike me europarlamentarët të Komisionit të Pë...
Politike
29 Tetor 2024, 14:45
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit me vezë dhe ko...
Politike
29 Tetor 2024, 14:35
M.B
Tezja e Kryemadhit në GJKKO
TIRANA- Tezja e deputetes Monika Kryemadhit u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion p&eum...
Politike
29 Tetor 2024, 14:24
ZH.LL
Vangjush Dako
TIRANË- Seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Daku ka dështuar. Mungesa e ish kryebashkiakut Dako dhe i av...
Politike
29 Tetor 2024, 14:20
M.B
Edi Rama dhe Fredi Beleri
TIRANA- Para se takimi i tij me kryeministrin Edi Rama të anulohej, eurodeputeti Fredi Beleri ësht...
Politike
29 Tetor 2024, 14:21
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e një apartamenti në Vlorë në pronësi të...
Politike
29 Tetor 2024, 12:11
I.A
Rama dhe Beleri
TIRANË- Një takim i shumëpritur mes Fredi Belerit, eurodeputet nga partia Demokracia e Re e Greqisë, dhe kryeminis...
Politike
29 Tetor 2024, 14:07
M.B
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Fier lidhur me bonusin për pensionistët. Rama u ka premtuar pensionistëve se k&eum...
Politike
29 Tetor 2024, 14:01
M.B
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sektorin privat që të deklarojë pagat e plota punonjësve, në t&eum...