Politike

Shehu pak para protestës: Demonstrim ndaj pakënaqësisë qytetare ndaj këtij regjimi! Askush s‘do të guxojë të bllokojë protestuesit, ata janë të lirë

Sipas Shehut kjo protestë shpreh revoltën. Ai u shpreh se sot ndodhen në Levan pasi aty grumbullohen shumë qarqe ndërsa qytetarët do të shprehin pakënaqësinë e thellë përmes mosbvindjes civile.

29 Tetor 2024, 16:41 Nga N.F
Shehu pak para protestës: Demonstrim ndaj pakënaqësisë
Tritan Shehu

LEVAN- Drejtuesi Politik i PD-së për qarkun e  Gjirokastrës, Tritan Shehu ka folur pak para nisjes së protestës së paralajmëruar e cila do të startojë në orën 17:00. Gjatë fjalës së tij Shehu u shpreh se protesta është demonstrim ndaj pakënaqësisë qytetarë ndaj këtij regjimi dhe situatës së paimagjinueshme ku ndodhet vendi.

Sipas Shehut kjo protestë shpreh revoltën. Ai u shpreh se sot ndodhen në Levan pasi aty grumbullohen shumë qarqe ndërsa qytetarët do të shprehin pakënaqësinë e thellë përmes mosbvindjes civile. Shehu shtoi se askush s'do të guxojë të bllokojë protestuesit, sa kohë që është e drejta e tyre të shprehin pakënaqësitë ndaj këtij regjimi.

"Kjo protestë është demonstrim i pakënaqësisë së qytetarëve ndaj këtij regjimi, varfërisë, suituatës ku është vendi. Në atë që lideri i opozitës mbahet nën arrest. Është një protestë që shpreh revoltë.

Jemi në Levan, aty ku grumbullohen shumë qarqe, për të shprehur pakënaqësinë e thellë përmes mosbvindjes civile, duke krijuar paralizë të trafikut, njëjtë si në vendet e tjera që ka lajmëruar opozita.

Askush s‘do të guxojë të bllokojë protestuesit, ata janë të lirë të protestojnë e të shprehin pakënaqësitë dhe janë konform ligjeve. Protestuesit nuk tërhiqen, janë të vendosur, të sigurtë në realizimin e qëllimit të kësaj proteste," tha ai.

tritan shehu levan protesta e opozites 29 tetor 2024

Sondazh

Poll