Politike

Fredi Belerit i mbyllën derën? Reagon Kuvendi: Erdhi me vonesë, ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar në takimin! Çdo version tjetër është gënjeshtër!

Sa i përket Belerit bëhet me dije se ai ka mbërritur me vonesë në Kuvend përkatësisht në orën 11:10. Sipas reagimit ai ka hyrë nga dera e pritjeve  protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej.

29 Tetor 2024, 17:03 Nga N.F
Fredi Belerit i mbyllën derën? Reagon Kuvendi: Erdhi me vonesë,
Beleri

TIRANË- Kuvendi ka reaguar së fundmi në lidhje me raportimet se eurodeputetit, Fredi Beleri i është mbyllur dera nga ky institucion. Në reagim Kuvendi bën me dije se delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar. 

Sa i përket Belerit bëhet me dije se ai ka mbërritur me vonesë në Kuvend përkatësisht në orën 11:10. Sipas reagimit ai ka hyrë nga dera e pritjeve  protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej. Gjithashtu theksohet se çdo version tjetër i publikuar është gënjeshtër.

Reagimi i plotë:

Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon:

Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.

Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve  protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej. Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt. Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë.

fredi beleri kuvendi

Sondazh

Poll