Politike

Nis mosbindja civile e opozitës në disa akse rrugore të vendit, Paloka dhe Xhaferraj në krye të demokratëve te rrethrrotullimi i Shkozetit

 Tek rrethrrotullimi Shkozetit, sipas raportimeve, do të protestojnë demokratë e degëve të qarkut Durrës, Fushë-Krujë, Krujë, Shijak.

29 Tetor 2024, 17:02 Nga r.ll
Nis mosbindja civile e opozitës në disa akse rrugore të vendit,
pamje nga shkozeti

SHKOZET- Ka nisur protesta e opozitës në formën e mosbindjes civile në disa akse dhe rrethrrotullime të vendit. 

Në Shkozet të Durrësit kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë për të nisur aktin e dytë të mosbindjes civile të thirrur nga Partia Demokratike.

Në këtë aks rrugor, mosbindja kryesohet nga deputetët Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj. Tek rrethrrotullimi Shkozetit, sipas raportimeve, do të protestojnë demokratë e degëve të qarkut Durrës, Fushë-Krujë, Krujë, Shijak.

protesta e opozitës 29 tetor 2024

Sondazh

Poll