Politike

Beleri u sulmua me vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit, Bardhi: Ishte i orkestruar nga Rama, thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë

Bardhi shkruan në platformën 'X' se sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë.

29 Tetor 2024, 14:45 Nga M.B
Beleri u sulmua me vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit,
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit me vezë dhe kos jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuevendit ndaj eurodeputetit Fredi Beleri. Bardhi shkruan në platformën 'X' se sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë.

Ai shton se Rama pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal. Ai i bëri thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.

Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.

gazment bardhi

Sondazh

Poll