Politike

FOTO/ Meta në burg, tezja e Kryemadhit tërheq vendimin e GJKKO-së

Sipas procedurave, nga momenti që palët marrin vendimin fizikisht, kanë 5 ditë afat ta anikojmë në Apelin e Posaçëm.

29 Tetor 2024, 14:35 Nga M.B
FOTO/ Meta në burg, tezja e Kryemadhit tërheq vendimin e GJKKO-së
Tezja e Kryemadhit në GJKKO

TIRANA- Tezja e deputetes Monika Kryemadhit u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela që caktoi ndaj deputetes masën “detyrim paraqitje”.

Sipas procedurave, nga momenti që palët marrin vendimin fizikisht, kanë 5 ditë afat ta anikojmë në Apelin e Posaçëm. Ndërkohë mësohet se gjykata ka njoftuar edhe te akuzuarit e tjerë të tërheqin vendimin.

Disa ditë më parë, djali i presidentit të Partisë së Lirisë, tërhoqi një CD në Gjykatën e Posaçme me audion e seancës që zgjati mbi 5 orë.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll