Showbiz

FOTOT/ Zbulohet e dashura e re e Kujtim Gjuzit, kush është zeshkania që i mori zemrën deputetit pas divorcit, momentet intime

Brune, me flokë me onde dhe  eveshur me të zeza, bukuroshja shihet që qëndron e mbështetur në supin e deputetit, teksa ky i fundit ka marrë pjesë në një event të organizuar nga shoqata e LGBTIQ-së.
Featured image of article: FOTOT/ Zbulohet e dashura e re e Kujtim Gjuzit, kush është zeshkania që i mori zemrën deputetit pas divorcit, momentet intime Kujtim Gjuzi dhe e dashura
Përditësuar:

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka nisur zyrtarisht një lidhje të re, pas divorcit nga gruaja. Dosja.al ka zbuluar vajzën që i ka rrëmbyer zemrën kreut të Partisë Konservatore Shqiptare, e cila vetëm një natë më parë është shfaqur publikisht krah Gjuzit.

Brune, me flokë me onde dhe  eveshur me të zeza, bukuroshja shihet që qëndron e mbështetur në supin e deputetit, teksa ky i fundit ka marrë pjesë në një event të organizuar nga shoqata e LGBTIQ-së.

Burime nga eventi, treguan për Dosja.al se deputeti konservator nuk i ka kursyer gjestet gjatë mbrëmjes, duke përmendur këtu shtrëngime duarsh të herëpashershme, hedhje krahu në qafë dhe biseda në vesh.

Disa prej tyre vërtetohen edhe nga fotot që shikoni, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i brunes që i ka rrëmbyer zemrën deputetit. Të dy të buzëqeshur, kanë vendosur të pranojnë hapur lidhjen e tyre, tashmë që edhe deputeti Kujtim Gjuzi është zyrtarisht beqar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm një natë më parë, kreu i Partisë Konservatore Shqiptare publikoi një status në rrjetet sociale, ku pranonte hapur që kishte rënë në dashuri. Madje siç shkruante edhe vetë, të dashurën e re e kishte njohur në Facebook.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment