Art&Argëtim

Kamela Islamaj tërheq vëmendje me stilin e saj, ja si u veshën artistët në natën finale të Festivalit të RTSH (FOTO)

23 Dhjetor 2019, 08:31 Nga DOSJA
Kamela Islamaj tërheq vëmendje me stilin e saj, ja si u veshën

TIRANË- Në natën e tretë të festivalit të Këngës në RTSH,  12 finalistët që performuan në skenën e Pallatit  të  Kongreseve u panë të veshur mjaft bukur, ku secili shkëklqente më shumë se tjetri.

Përmes postimeve të bëra  në rrjetet sociale kemi parë edhe veshjet më unike që kanë përzgjedhur artistët për në natën finale.

Pamë që Elvana Gjata dhe Olta Boka kishin mbajtur po të njëjtën veshje gjatë  tri netëve të Festivalit, ndërsa me veshjen dhe grimin e saj, ka tërhequr vëmendjen këngëtarja e njohur Kamela Islamaj e cila në natën e parë  u shfaq me një fustan  rozë teksa  në pjesën e kraharorit  ajo ishte e pikturuar me ngjyra të larmishme, ndërsa në natën e tretë Kamela veshi një kostum të bardhë me një bishtë të fryrë të verdhë nga pas, dhe me një model mjaft të veçantë flokësh.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh veshjet e kengetareve arilena ara shpallet fituese festivali i 58-të i rtsh veshjet e kengetareve

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 07:35

Tiranë-Vajza e showbizit, Kejvina Kthella, së fundmi ka folur për jetën e saj luksoze,  si edhe për sekuestrimin që i bëri gjykata të automjetit dhe llogarisë b...

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 07:23

TIRANË- Mbrëmjen e së  dielës  në natën e tretë e finale të Festivalit të Këngës në RTSH, trofeun që i hap  rrugën për në Eurovizion e rrëmbeu këngëtarja e...

Art&Argëtim 23 Dhjetor 2019, 06:25

Tiranë– Çmimin e parë në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH e fitoi Arilena Ara me baladën “Shaj”. Pas marrjes së çmimit të parë e emocinuar këngët...