27 Tetor 2024, 19:51
Nga N.F
Lezhë
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen në Torovicë të Lezhës. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia e Lezhës e cila ka dalë me një njoftim zyrtar. Sipas poliicsë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në Balldre, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me kosor 47-vjeçari me inicialet L. M.
I plagosur po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mësohet se 47-vjeçari është plagosur nga dy persona, babë e bir. Ata janë identifikuar si Sokol Boga, dhe djali i tij, Nikolin Boga. Po ashtu, gjatë konfliktit fizik mes tyre ka mbetur i lënduar dhe ky i fundit, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë policia bën me dije se po vijojnë kontrollet për kapjen Sokol Bogës.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre. Po nga konflikti është dëmtuar lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.
plagosja ne lezhe
Aktualitet
27 Tetor 2024, 19:41
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë të Lezhë...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 18:50
N.F
Makina
BELSH- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin Belsh-...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 18:39
N.F
Lezhë
LEZHË- Mbrëmjen e sotme raportohet se është përfshirë nga flakët një pallat në Lezhë.&nbs...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 18:29
N.F
Arbër Caka
RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në fshatin Tarazh të Rrëshenit, ku 38...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 18:13
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar pak minuta më parë në Torovic&e...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 17:53
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një konflikt çasti është regjistruar mbrëmjen e somte mes dy fqinjëve në fshatin Toro...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 16:12
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një 61-vjeçar është gjetur ditën e sotme i pajetë në rrrugë. Mësohet se n...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 15:36
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se në aks...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 15:10
N.F
Roland Dedja
BOLIVI- Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Bolivi. Viktima është identifikuar si Rolan...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 14:03
r.ll
foto ilustruese
RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Rrëshenit, ku një 38-vjeçar ka ...