Aktualitet

Agravon konflikti mes fqinjëve në Lezhë, plagoset një person, përfundon në spital

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. Sipas informacioneve të para, i plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës.

27 Tetor 2024, 17:53 Nga N.F
Agravon konflikti mes fqinjëve në Lezhë, plagoset një
Foto ilustruese

LEZHË- Një konflikt çasti është regjistruar mbrëmjen e somte mes dy fqinjëve në fshatin Torovicë në Lezhë. Mësohet se sherri ka degraduar në përleshje dhe përdorim të sendeve të forta.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. Sipas informacioneve të para, i plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës. I plagosuri ka marrë disa lëndime në trup dhe po i jepet ndihma e nevojshme. Ende nuk dihet arsyeja se përse ky konflikt agravoi deri në të plagosur.

 

 

perleshje plagosje konflikt ne lezhe

Sondazh

Poll