Aktualitet

EMRI/ Po riparonte një defekt, 38-vjeçari në Rrëshen humb jetën pasi goditet nga kova e fadromës

Sipas informacioneve policore, Caka ishte duke riparuar një defekt hidraulik, kur kova e fadromës ka rënë dhe e ka goditur për vdekje. 

27 Tetor 2024, 14:03 Nga r.ll
EMRI/ Po riparonte një defekt, 38-vjeçari në Rrëshen humb
foto ilustruese

RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Rrëshenit, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga kova e fadromës. 

Viktima është identifikuar si Arbër Caka. Sipas informacioneve policore, Caka ishte duke riparuar një defekt hidraulik, kur kova e fadromës ka rënë dhe e ka goditur për vdekje. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë  dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të  rastit .

arber caka rreshen

Sondazh

Poll